Spiropali i përgjigjet Bashës: Përsërit numra se nga matematika nuk merr vesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali i përgjigjet Bashës: Përsërit numra se nga matematika nuk merr vesh

11:10 | 17/02/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali replikoi me kryedemokratin Lulzim Basha në seancën parlamentare ditën e sotme.

Spiropali i është përgjigjur Bashës se sot kërkon hetim nga drejtësia ndërkohë që vazhdimisht ka hedhur akuza se reforma në drejtësi është e kapur nga shumica. Ajo shtoi se e lejuan ngritjen e Komisionit Hetimor por fjalën e fundit mund ta thotë vetëm SPAK.

“Është i njëjti njeri që javë pas jave përsërit që reforma në drejtësi është e kapur nga shumica. Është po ai që flet për hetime nga institucione që janë krijuar nga vullneti i kësaj shumice. Për të parë si është drejtësia sot ne duhet të shohim si ishte drejtësia dje. Kush e mendonte që kryebashkiakë, udhëheqës politikë, ministra të merreshin në hetim e jo më të dilnin para gjykatës. Përsërit numra se nga matematika nuk merr vesh. Sot merret e pyetet nga prokurorë belgë dhe bën sikur nuk i ka thënë ky. Normal se nuk e di çfarë thotë. Nuk ishte replikë. Patjetër që ne lejuam të ngrihej komisioni për hetimin e procedurave, por në fakt është për menaxhimin e mbetjeve që ishte bërë mullar në këtë vend. Edhe pse ishte në hetim nga SPAK e morëm këtë vend për t’iu dhënë ju mundësinë sepse nuk kemi gjë për të fshehur. Drejtësia po bën punën e saj. Nëse ka pasur vepra të tjera penale e përcakton prokuroria. As ju dhe zonja Tabaku që bën si prokurore. Del e shpall njerëz fajtorë. Ne nuk çojmë njerëz në burg. Atë e bën drejtësia. Jemi ndarë nga ai sistem kur njerëz në pushtet qëndronin të paprekur. E kemi bërë ne dhe jemi krenarë për këtë. Kjo ka kostot e veta dhe jemi të gatshëm t’i mbajmë. Me sistemin e pandëshkueshmërisë nuk na lidh asgjë. Kemi marr vendimin për ta çliruar këtë vend nga ju. Pushteti kushtetues i është kthyer prokurorëve shqiptarë. Sado që flisni këtu me gjuhë prokurori por me vepra fajtori nuk i bindni dot qytetarët e Shqipërisë. Ju jeni të pavërtetë në ato që bëni dhe thoni. Ju bëni garë kush është më radikali, kush do çojë më shumë njerëz në burg”, u shpreh Spiropali.

Read more

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Etiketa: Elisa SpiropaliKryedemokrati Lulzim Bashaministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me ParlamentinSPAK

Të Lidhura

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

nga 27
21:35 | 02/04/2026
0

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Para
Ja si tallej Spiropali me njoftimet që priten tërmete në Shqipëri

Vendimi i Kushtetueses për Metën, Spiropali: Mendon se do t’ia hedhë...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

20:37 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –
  • AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com