Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Spanja mposht Shqipërinë, kualifikohet në “Rusi 2018” (film)

Nga Klodiana 0

Shqipëria u mund sot në transfertë ndaj Spanjës duke u shpërbërë dhe pësuar tre gola në vetëm 10 minuta. Ishin golat e realizuar nga Rodrigo në të 16’, Isco në të 23’ dhe Thiago Alcantara në të 26’.

Sikur të mos mjaftonte fakti që kuqezinjtë kishin përballë futbollistët më të mirë në botë, u desh të ndesheshin sot edhe kundër fatit, me dy shtylla të goditura, por edhe me arbitrin që u shndërrua në protagonist kryesor me kartonët e shumtë të akorduar, plot pesë të tillë.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë ditën të imponohen në disa momente të ndeshjes, madje duke regjistruar të paktën katër rastet flagrante për gol, por duke u ndalur nga De Gea, apo dhe pasaktësitë në finalizim.

Në dy ndeshjet e tjera të Grupit G, Italia  është ndalur në shtëpi nga Maqedonia, e cila barazoi në minutën e 77’, me anë të Trajkovski. Nga ana tjetër, Izraeli ka fituar në transfertë ndaj Lihtenshtejn me rezultatin 0-1, duke minimizuar në vetëm 1 pikë distancën nga Shqipëria që në kuotën e 13 pikëve mban ende vendin e tretë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej