SPAK-u, fëmija i përkëdhelur i nënës Parti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SPAK-u, fëmija i përkëdhelur i nënës Parti

19:30 | 05/05/2021
në Kryesore
0

Qysh prej Dhjetorit 2019, kur frytit të parë të bashkëjetesës politike, dhe mardhënies mes pushteteve iu vendos emri SPAK, popullit i’u la në prehër një foshnje e Reformës në Drejtësi. Në prehër zakonisht të mbetet foshnja pa prindër. Por foshnja në fjalë ka goxha prindër, madje dhe goxha kumbarë. Ka kaluar një vit e gjysëm që kur lindi SPAK dhe kumbarët, prindërit, dhe analistët e mahnitur nga prindërit e SPAK-ut, sa herë tentohet të kërkohet llogari çpo ndodh me SPAK ?, njëzëri bërtasin: “Prisni,  është ende foshnje”.

Nuk mbeti studio TV, apo podium fushate ku mos shpaloset plot krenari argumenti që foshnja është ende e vogël, vetëm do qajë. Akoma nuk ka ardhur koha të trashë zërin.

Ndërrohet studio, ndërrohet argument, rrjedhin plot ngjarje skandaloze nga dita në ditë, por argumenti mbetet i njëjtë: “Është ende foshnje”.

Read more

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –

E kështu që foshnja SPAK, vazhdon të pijë sisë tek nëna PARTI e të ndërroj pelenat pa fund me ndihmën e kumbarëve të saj.

Populli që ka në prehër këtë “Superbebe” vazhdon të pyes; “ Ku është SPAK kur vidhen vota e vriten njerëz për vota?, Ku është Spaku kur lulëzon korrupsioni në oborrin e Babait të kësaj foshnje? Ku është kur blihen vota? Ku është kur PPP mbushin xhepat e pushtetarëve?

Për këto pyetje njëherësh, një zëri vjen përgjigja nga dashnorët e reformës; “ Prisni.. ështe ende bebe, vetëm ha e dhj..”.

Në fakt historia jo shumë e largët na ka treguar se nga mardhënia mes pushteteve drejtësia jonë ka patur dhe fëmijë të tjerë. Kështu në Janar 2004  lindi Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda. Por asokohe askush nuk tha: “Prisni është ende foshnje”. Pa kaluar ende 6 muaj nga lindja, kjo “foshnje” u bë tmerri i bandave dhe mbështetësve të banditëve në pushtet. U bë tmerri i administratës së të dyja partive të mëdha. Pasi lindi me bekimin e mardhënien e sinqertë mes dy partive në atë kohë. Krimet e Rënda si Gjykata dhe Prokuroria , deri në 2006 nuk la bandë apo trafikant pa goditur. Askush nuk pyeti sa muajshe është Prokuroria apo Gjykata e Krimeve të Rënda. Askush nuk tha në atë kohë, prisni se është bebe. Por, dhjetra banda e qindra trafikantë përfunduan në pranga. Kur lindi kjo foshnje në 2004, nuk kishte as shtëpi as kushtet më minimale, por shumë shpejt dha rezultate të pakonceptueshme ndonjëherë në Shqipëri. Dhe për hir të së vërtetës, nuk u mburr as Shefi i mazhorancës në atë kohë apo Prokurori i Përgjithshëm që e kristalizuan këtë strukturë në 2004. Nuk u mburr as parlamenti që e mbështeti pa fund këtë strukturë. Nuk u mburr as Partia që mori pushtetin në 2005 që nuk ndikoi aspak në punën e kësaj strukture të re.

Po sot? Foshnja SPAK, e përkëdhelura e çdo kumbari dhe dashnori reformë, me super rroga, me shtëpi luksoze e me kushte pune aspak të krahasuseshme me Krimet e Rënda, për çfarë ankohet?  Dhe sa do qajë pa u burrëruar? Ka volum pune si rrjedhojë e kompetencës së zgjeruar? JO , teknicienët e dinë që kjo është një gënjeshtër e madhe. Gjykata e Krimeve të Rënda kur u krijua në 2004 kishte shumë më tëpër kompetenca se SPAKU sot. Madje aspak kushte e financa që do duhej të ishin për atë volum pune. Por askush nuk u qurravit dhe askush nuk tha prisni është ende foshnje.

Sa për kureshtje, SPAK sot nuk ka në kompetencë hetimi asnjë vepër penale që ka të bëje me vrasjet e cilësuara, ndërsa Krimet e Rënda kishin të gjitha veprat penale të vrasjes së cilësuar madje dhe vjedhjet me armë.  E kështu pafund argumentat të cojnë vetëm në një konkluzion për këto dy fëmijë të nënës drejtësi.. një i nënës e një i njerkës. Dhe sa do presim që kjo bebe të shkëputet nga sisa e nënës PARTI?!

Etiketa: Gjykata e Krimeve te RendaProkuroriareforma ne drejtesiSPAKSPAKU fëmija i përkëdhelur i nënës Parti

Të Lidhura

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

nga 27
00:01 | 26/02/2026
0

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

nga 27
23:53 | 25/02/2026
0

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –

nga 27
21:30 | 25/02/2026
0

– Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –

nga 27
21:26 | 25/02/2026
0

– Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Para
Gulielm Radoja mbylli sytë përgjithmonë… cili ishte “shkodrani që i bani të tana” në kinematografinë shqiptare (film)

Gulielm Radoja mbylli sytë përgjithmonë… cili ishte “shkodrani që i bani të tana” në kinematografinë shqiptare (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

00:01 | 26/02/2026
Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

23:53 | 25/02/2026
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –

21:30 | 25/02/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –

21:26 | 25/02/2026
Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht –

Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht –

21:04 | 25/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –
  • Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –
  • Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –
  • Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League –
  • Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht –
  • Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –
  • Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com