Vijojnë protestat e banorëve të Unazës së Re kundër shembjes së banesave ndërsa të pranishme janë edhe forca të shumta policore.
Mbrëmjen e sotme në protestë është bashkuar edhe nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho si dhe ish deputetja e LSI, Floida Kërpaçi. Gjatë fjalës së tij, Spaho i kërkoi qeverisë të ulet në bisedime me banorët, ndryshe do të ketë përplasje të forta.
“Si mund të lihen qytetarët e vendit 9 muaj në rrugë. Të kontaktohen banorët dhe të gjejnë një zgjidhje, që do të vendoset nga qytetarët. Në të kundërt do të ketë përplasje të fortë. Neve do të na kenë gjithmonë pas derisa të ketë një zgjidhje të favorshme”, u shpreh Spaho.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/213562502881620/