Spahia: Situata jashtë kontrollit me Covid, bëhu burrë Edi Rama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spahia: Situata jashtë kontrollit me Covid, bëhu burrë Edi Rama

16:24 | 04/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, shprehet se situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe se “është Covid-19, ai që “drejton”.

Spahia thotë se spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Spahia shkruan: “Bëhu burrë Edi Rama e njëherë të vetme në jetën tënde! Mbaj përgjegjësi! Ke të bësh me jetë njerëzish që po humbasin ditë pas dite, dhe e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merr masa, sa më parë”.

Read more

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Postimi i plotë:

EDI RAMA, KOHA PER T’IU PERGJIGJUR SHQIPTAREVE!!!!

Nga shifrat që publikohen çdo ditë është e dukshme, se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është Covid-19, ai që “drejton” e jo autoritetet që e menaxhojnë atë.

Pasi izoloi rreptësisht shqiptarët (ajo kohë duhej mirëpërdorur), Edi Rama dështoi të merrte masa për menaxhimin e situatës nga pandemia!

Fakt është se sot spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët!

Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë!

Mes ministres që quan “punë” publikimin e fotove e videove të propagandës, e zërave që dalin përditë, që recitojnë nevojën për higjienë e distancim social, kjo qeveri që moralizon qytetarët, qartazi e ka lëshuar situatën dhe është dorëzuar para saj

Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Edi Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente shumë pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH e opozitës “Testoni, testoni, testoni”!!!

E kishte mendjen të vidhte buxhetin e shtetit, përmes tenderave sekretë me cmime të fryra (për të cilat SPAK ende nuk po ndihet), e të bënte lypësin me partnerët ndërkombëtarë!

Tani ka pacipësinë të fajësojë qytetarët për daljen e situatës jashtë kontrollit, kur në fakt i vetmi përgjegjës është vetëm Edi Rama!!!

Asnjëherë nuk ua vuri veshin propozimeve tona, bazuar në një ekspertizë profesionale të angazhuar enkas nga PD edhe pse nuk është detyra e opozitës të jetë këshilltari i qeverisë! E kemi bërë në mënyrë të përsëritur me bindjen se ky virus i panjohur kërkonte një ekspertizë sa më të gjerë e impenjim maksimal nga të gjithë. Por teksa injoroi cdo këshillë e situata i ka dalë jashtë kontrollit, është koha që Edi Rama të mos fshihet por t’u thotë shqiptarëve:

– A ka një plan? A ka një strategji për të vënë nën kontroll këtë situatë?

– Cilat janë masat që po ndërmerr, në kuadër të cilës strategji?

– Cfarë po bën për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve?

Eshtë anormale që njeriu që ndillte panik e kërcënonte me gjoba e burg, tani fshihet kur nuk ka ditë pa viktima për shkak të Covid-19? Cili kryeministrër i përgjegjëshëm injoron një situatë të tillë, por shfaqet sikur ka prioritet cështje gjeopolitike?

Vetëm fajtorët e papërgjegjshëm e të pamjekuar mendërisht fshihen pas zonjave, që nxjerrin për të lexuar shifra në rritje, viktima e të prekur, apo foto të laboranteve të ISHP-së. Po, ato po e bëjnë më së miri punën e tyre! Po ti zonja ministre, po ti z.kryeministër, ju, cfarë dreqin po bëni? Thuajani shqiptarëve, me taksat e të cilëve paguheni, e paguani që nga deliret gjeopolitike, deri tek makutëria e shfrenuar, edhe kur ka situatë pandemie!

Cfarë po bëni, përvec videove të propagandës, për të menaxhuar një situatë që tashmë është jashtë kontrollit?

Bëhu burrë Edi Rama e njëherë të vetme në jetën tënde! Mbaj përgjegjësi! Ke të bësh me jetë njerëzish që po humbasin ditë pas dite, dhe e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merr masa, sa më parë!!! /abcnews.al/

Etiketa: Bardh SpahiaCOVIDedi ramaish deputeti i partise demokratike

Të Lidhura

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

nga 27
11:59 | 24/02/2026
0

Prej tre ditësh 50 mjete të tonazheve të rënda kanë mbetur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pjesa...

U bënë vetë zot vetë shkop –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

nga 27
11:35 | 24/02/2026
0

Nga Adelheid Wölfl, DER STANDARD   Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa...

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

nga 27
11:31 | 24/02/2026
0

Deputeti demokrat, Klevis Balliu akuzon qeverinë se po mbron Belinda Ballukun për të fshehur aferat korruptive, ndërsa qytetarët përballen me...

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

nga 27
11:15 | 24/02/2026
0

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marë masa disiplinore ndaj ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës. Për shkak...

Para
Rreth 200 të infektuar dhe 9 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut, 6 viktima dhe 129 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

11:59 | 24/02/2026
U bënë vetë zot vetë shkop –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

11:35 | 24/02/2026
Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

11:31 | 24/02/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

11:15 | 24/02/2026
‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’ –

“Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

10:51 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –
  • Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –
  • Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –
  • “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –
  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com