Spahia: Ogerta, mos u fshih pas ISHP-së, por thuaj ku janë marrë tamponët që dalin fals negativë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spahia: Ogerta, mos u fshih pas ISHP-së, por thuaj ku janë marrë tamponët që dalin fals negativë!

20:20 | 06/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” për testimet e COVID-19.

Drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, ai kërkon që të bëhet transparante dhe të tregohet se ku janë marrë tamponet.

“Është fatkeqësi që një institucion i specializuar si ISHP keqpërdoret nga ministrja e shëndetësisë në këtë farë feje! Ministrja po thotë përmes ISHP se laboratorët dhe specialistët janë të certifikuar! Por këtë askush nuk e ka vënë në pikëpyetje!!! Pikëpyetjet që kemi ngritur, si shqetësim i personelit shëndetësor e pacientëve janë mbi cilësinë e tamponëve e kiteve që qeveria ka futur në Shqipëri! Përse zonja ministre e Shëndetësisë nuk i jep përgjigje këtyre pyetjeve krejt të thjeshta?”, shkruan Spahia.

Read more

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

Më herët ai ka publikuar disa rezultate të Covid-19 të cilat sipas tij kanë nxjerrë rezultate false.

Statusi i plotë:

Ogerta, mos u fshih pas ISHP-se por thuaj ku jane marre tamponet qe dalin fals negative !

Të investohesh publikisht, qoftë edhe me urdhër politik, për ta fshehur faktin se tamponët fals negativë po bëhen normë e jo përjashtim, kjo është provë, se përvecse profesionist, nuk je as NJERI! ISHP u detyrua me urdhër nga lart të pranonte sot rolin e zëdhënësit të qeverisë, për të mohuar një realitet që denoncohet si nga mjekë ashtu edhe nga pacientë! Cuditërisht me të njëjtin stil si të ministres së shëndetësisë, të PPP-ve, të tenderave sekretë e të dokumentave të djegura e cila dështimin në menaxhimin e situatës së Covid përpiqet ta kalojë duke u fshehur pas personelit mjekësor, që po sprovohet cdo ditë e më shumë mes mungesës së kushteve dhe menaxhimit propagandistik!

Eshtë fatkeqësi që një institucion i specializuar si ISHP keqpërdoret nga ministrja e shëndetësisë në këtë farë feje! Ministrja po thotë përmes ISHP se laboratorët dhe specialistët janë të certifikuar! Por këtë askush nuk e ka vënë në pikëpyetje!!! Pikëpyetjet që kemi ngritur, si shqetësim i personelit shëndetësor e pacientëve janë mbi cilësinë e tamponëve e kiteve që qeveria ka futur në Shqipëri! Përse zonja ministre e shëndetësisë nuk i jep përgjigje këtyre pyetjeve krejt të thjeshta?

Dhe kur tentoni të shpjegoni dallimin midis tamponit dhe testit serologjik, vetem per t’u hedhur hi syve shqiptareve dhe mashtruar me fjalë boshe ata, ky eshte kulmi pastaj !!!

Sa për ilustrim, po risjell edhe njëherë rastin e fundit të denoncuar. Babai i zonjës në fjalë shtrohet në infektiv për shkak Covid-19 dhe aty ndërron jetë. E bija me simptoma të qarta të infektimit me Covid realizon dy tamponë (PCR), të cilat të dy herët dalin negative. Pas pak më shumë se 1 muaj kryen testin serologjik në një spital privat i cili sic shihet përdor testin ELISA një nga më të saktët, i cili dëshmon se e ka kaluar infeksionin Covid. Kjo tregon se dy testet e para PCR kur zonja kishte simptoma, nuk kanë funksionuar. E kuptoni tani shoqja Lenka e ministrise dhe ju Nafijet, që i shërbeni? Kjo është padituria: kur betimi i Hipokratit ngatërrohet me betimin para partisë! Po c’rëndësi ka shëndeti i njerëzve për ju? E rëndësishme është t’ju rrojë partia!

Ndryshe nga militantet që shkelmojnë profesionin, unë nuk jam vetëm “një ish deputet i PD”. Unë jam Bardh Spahia, me profesion mjek dhe po, politikan, që i bëj denoncimet me emër e mbiemër dhe u qëndroj, pasi si profesionist e si politikan, bëj gjithnjë verifikime para publikimit!

Etiketa: Bardh SpahiaCOVID-19ish deputeti i partise demokratikeministre e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu

Të Lidhura

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

nga 27
11:44 | 06/06/2026
0

Imami xhamisë së Durrësit, Ervin Qylafku, nuk ka mundur tw heshtw pas protestave që kanë ndezur prej një jave kryeqytetin....

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

nga 27
11:24 | 06/06/2026
0

Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot...

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

nga 27
11:16 | 06/06/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht...

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

nga 27
10:46 | 06/06/2026
0

Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë, konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në...

Para
Tmerri në Mamurras/ Bashkëmoshatari vret me thikë 13 vjeçarin

Tronditëse në Pogradec, djali vret me thikë nënën e tij 70-vjeçe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

11:44 | 06/06/2026
“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

11:24 | 06/06/2026
Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

11:16 | 06/06/2026
Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

10:46 | 06/06/2026
Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

10:38 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –
  • “Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –
  • Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –
  • Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –
  • Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –
  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –
  • “Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com