Sot seanca e fundit, Mbyll punimet Legjislatura e VIII-të e Kuvendit

0
176
SEANCE PARLAMENTARE - /r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION -

Pas pak minutash pritet të nisë seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë. Seanca që shënon edhe shpërndarjen e parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, do zhvillohet pa praninë e opozitës.

Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon mes të tjerash miratimin e projektvendimit për “Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit”, ndërsa në rend dite janë për diskutim dhe disa projekt-ligje, si ai “Për peshkimin”, “Për zonat e mbrojtura”, ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte në infrastrukturë, etj.

Maxhoranca dhe opozita nuk e kanë gjetur gjuhën e kompromisit pavarësisht përpjekjeve për negociata. Prej më shumë se 70 ditësh, opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike si dhe garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.