Sot datëlindja e Lasgushit të madh… dy ndodhi të tij në komunizëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot datëlindja e Lasgushit të madh… dy ndodhi të tij në komunizëm

20:03 | 27/12/2016
në Uncategorized
0

Nga Ilir Seci

Sot më 27 Dhjetor është datëlindja e Lasgushit tonë të madh… Mjeshtri gjigand i gjuhës shqipe u lind më 27 Dhjetor 1899 në Pogradec. Pikërisht, në një ditë dhjetori u lind në qytetin buzë liqenit të bukur të Ohrit, Llazari, djali i Sotir Gushos. Poeti u shkollua dhe studioi në shkollat më të mira të kohës duke u formuar si një intelektual i mirëfilltë.

Në vitet tridhetë lulëzon krijimtaria e tij…Me vendosjen e diktaturës komuniste liriku gjigand heshti. Zogu i qiejve nuk njihte komformizëm, heshti, nuk pranoi të bëhej  “Bori e Partisë”, siç u bënë ata që ironizonte ai vetë Lasgushi, poetët dhe shkrimtarët që mbaheshin si pararojë e Realizmit Socialist. Për këtë gjë Lasgushi u la në harresë, një harresë e qëllimshme nga regjimi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në kohën, kur trumbetohej se artin e bëjnë “inxhinierët e shpirtërave”, nuk kishte vend për vargjet e Lasgushit që apelonin për shpirtëra të lirë, për ndjenja të thella, për lirinë e njeriut. Mbas vitit 1945 Lasgushi merret kryesisht vetëm me përkthime duke na pasuruar shqipen me disa nga përkthimet më të arrira ndonjëherë në gjuhën tonë! Lasgushi ishte shumë patriot, nuk ishte nga ata patriotët deklarativë, ishte tjetër soj, fisnik, i thellë që herë pas here në poezitë e tij, ndër vargje theksonte dramën tonë Kombëtare. Një model është poezia :

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir

Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,

Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…

Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…

Zotëroj më katër anë errësira…

Po tashi:

Duke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.

…Sa qartë, sa prerazi e ka përmbledhur dramën e copëtimin të tokave tona, pikërisht në vargjet e fundit:

…”Duke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…”

…Drini i Zi në tokat tona mbetur në Maqedoni, Drini i Bardhë në Kosovën e asaj kohe që ishte nën Serbi…Drini plak…Drini shqiptar!…Drini i Bashkuar në Kukës pastaj rrjedhpërsëri, “…mes-per-mes nër Shqipëri“, sepse jashtë kufinjve administrative të Veriut janë trojet tona në Mal të Zi…

…Është proverbiale një ndodhi e Poetit lidhur me interpretimin që po i bëhej kësaj poezie në vitet ’70 nga një pedagog në Universitetin e Tiranës…Per këtë vargun “Mes për mes ndër Shqipëri“, pedagogu i letersisë që po analizonte poezinë “Poradeci” u thotë studentëve:

“Autori nuk e njeh mirë gjeografinë e Shqipërisë“… Lasgushi e merr vesh këtë gjë dhe vjen nga Pogradeci në Tiranë, shkon në fakultet, të auditorit ku jepej letërsia, hap derën e sallës dhe i bërtet pedagogut:

-“Injorant, sipas teje unë nuk njihkam gjeografinë e Shqipërisë ë!?”- dhe iku me atë zemërimin e tij fisnik…

*****

…Një tjetër ndodhi e Lasgushit lidhur me kufinjve e Atdheut ka ndodhur në Lidhjen e Shkrimtarëve në Tiranë…

…Në vitet ’80,po bëhej një promovim libri i një poeti nga Tropoja. Të gjithë diskutantët, siç ka qënë rregulli në atë kohë, theksonin faktin:

– “Ja arritja e madhe! Edhe në skajin më verior të Atdheut po dalin poetë që po bëjnë emër në letërsi!”. E vertetë në ato vite kishin dalë disa poetë nga Tropoja që ishin afirmuar dhe kishin bërë emër në shkallë vendi. Kuptohet sipas frymës partiake edhe kjo paraqitej si arritje e socializmit që nxirrte edhe poetë! Duke dëgjuar përsëritjen e mërzitshme të frazes stereotipe – “Skaji më verior të Atdheut“- që po permendej nga çdo diskutant, Lasgushi plak, ulur diku nga fundi i sallës ua priti:

– “Tropoja nuk është skaji me verior i Atdheut…Tropoja është Shqipëri e Mesme! Atdheu vete më lart…vete deri te Mollë e Kuqe!”…

…Në sallë ra heshtje. Ishte kohe e diktaturës. Nuk përmendte njeri nga ato gjëra! Drejtuesit e mbledhjes u panë ndër sy dhe njëri prej tyre ju drejtua sallës :

– “Ka roitur i varfri Lasgush…Eshte plakur shumë!”

I madhi Lasgush nuk kishte “roitur” aspak! Përkundrazi, për të roitur kishte roitur Lidhja e Shkrimtarëve të diktaturës që kurrë nuk vlerësoi Lasgush Poradecin, njërin nga poetët më të jashtëzakonshëm të gjuhës shqipe.

Etiketa: Drini i bardhedrini i ziDrini plakIlir SeciLasgush Poradecipoetet tropojaneTropojatropoja skaji verior

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Arrëthyesi” mbyll sezonin artistik të TKOB

“Arrëthyesi” mbyll sezonin artistik të TKOB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com