Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Soji më i keq i katundarëve, ata që, kur erdhën në Tiranë lanë gruan dhe u martuan me adoleshente

Nga Media 0

Nga Urim Bajrami

Ata janë soji më i keq i katundarëve.

Ata që, kur erdhën në Tiranë, kuptuan se kishte femra më të bukura se gruaja që kishin njohur në fshat dhe që e kishin zgjedhur si shoqen e jetës. Ndaj e ndanë, e lanë më fëmijët e tyre adoleshentë dhe u martuan me adoleshente…

Ata që, kur erdhën në Tiranë kuptuan se, pa iu lëpirë dikujt me pushtet nuk do të ecin dot në jetë… Dhe ia dolën. Tani kanë vila, makina të shtrenjta dhe miliona…

Ata që, pasi erdhën në Tiranë, u divorcuan, u rimartuan dhe u pasuruan, ia mbushën mendjen vetes se ishin vetëm ata që mund t’i flisnin popullit për moral, nder e parime. Mundësisht çdo natë, përmes televizioneve…

Ata që…etj, etj.

Janë të rrezikshëm! Janë sojsëzë!

Shënim:
Edhe unë katundar jam. Por jo sojsëz!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej