Skënderbeu që mund ta vrasin shqiptarët! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skënderbeu që mund ta vrasin shqiptarët!

15:50 | 06/07/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Mero Baze

Kur pashë një turk që mallkonte Skënderbeun tek varri, m’u qesh. Edhe pse duket paksa anormale, nuk më krijoi asnjë ndjenjë zemërimi. Më së shumti m’u duk si një idiot, që kishte gjetur më në fund varrin e armikut dhe e shante nga nëna.

Por përtej ndjesisë sime, nuk është alarmante që Skënderbeu, si një “Hero kombëtar” i shqiptarëve, të shahet nga një turk. Skënderbeu ka bërë beteja me turqit, është vrarë me ta, i ka mundur dhe e kanë mundur dhe nuk ka pas ndonjëherë paqe mes tyre, as pas 500 vjetëve.

Kështu që nuk shoh ndonjë gjë për t’u çuditur nga ky turku i rrjedhur, që erdhi e shau tek varri, e iku. Madje më duket jo serioze të merremi me të dhe duke u përmendur emrin, se i bëjmë nder.

Lajm i vërtetë, do të ishte nëse një turk do vinte tek varri i Skënderbeut dhe do ta lavdëronte atë. Atëhere do t’ia vlente të shkruanim dhe të zhbironim ndryshimin e madh të Turqisë ndaj tij.

Por ajo që është shqetësuese dhe politike lidhur me Skënderbeun, ka të bëjë me momentin e ri politik që po kalon Shqipëria në raport me Europën.

Historia e Skënderbeut u ka shërbyer shqiptarëve më shumë si identitet europian, se sa si histori luftëtarësh. Ai na ka shërbyer më shumë për t’u identifikuar me Europën, se sa për t’u dukur se jemi një komb që kemi dhe ne gjeni të mëdhenj luftrash. Skënderbeu është identiteti ynë perëndimor dhe miti që Rilindja Kombëtare përdori për t’u identifikuar si një komb europian. Ne nuk na vlen Skënderbeu për t’i bërë bilanc betejash, sa ka vrarë në Domosdovë dhe sa në Albulenë, sa herë e ka marrë dhe sa herë ja kanë marrë Krujën, si taktizonte me Vrana Kontin dhe si ja bënte me Hamzain. Ne Skënderbeu na ka shërbyer dhe na shërben, për të na mbajtur me kokë nga Perëndimi.

Nëse vlen diçka për t’u parë tek ajo diareja e turkut mbi varr të Skënderbeut, vlen të shikohet kush janë ata shqiptarë që e shoqëruan, dëgjuan dhe duartrokitën dhe çfarë përfaqësojnë ata në këtë vend.

Ky është i vetmi problem që duhet ta shikojmë me seriozitet, jo për t’u marrë personalisht me ta, por për të kuptuar nëse kemi ndonjë prirje apo rrezik real, për të goditur identitetin tonë perëndimor.

Kombi shqiptar ka vetëm një rrugë për të mbijetuar për t’u forcuar dhe për të bërë histori suksesi, dhe ato janë vlerat perëndimore. Falë orientimit tonë perëndimor, kombi shqiptar u bë me dy shtete brenda një shekulli dhe shqiptarët janë sot në pozitat më të mira se kurrë në gjithë rajonin, pavarësisht problemeve të brendshme që kanë. Nëse nuk do kishim orientimin tonë perëndimor, ne nuk do t’ia kishim dalë dot.

Prandaj, nëse ja vlen të jemi të shqetësuar ndonjëherë, duhet të shqetësohemi vetëm nëse dikush në këtë vend, por dhe mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni a Mal të Zi, tentojnë të kthejnë kokën nga Lindja dhe të masturbohen me diare të tilla, si kjo e atij turkut mbi varrin e Skënderbeut në Lezhë.

Kjo duhet parë me kujdes dhe këtu duhet të angazhohen gjithë institucionet e sigurisë kombëtare, politika, shtypi dhe shoqëria civile. Për sa kohë që ka turq që shajnë Skënderbeun, jemi në rregull, por kur dalin shqiptarë të duartrokasin turkun, duhet të mendohemi mirë. Skënderbeu nuk është ai që ka luftuar me turqit, thjesht si luftëtar, apo si prijës i krerëve të fiseve shqiptare. Skënderbeu është ai që kemi ngritur në kujtesën tonë kombëtare për 500 vjet, si njeriu që na lidh me Perëndimin. Skënderbeu i parë ka vdek’ në shtrat, pa e vrarë dot turqit. Këtë të dytin s’e vrasin dot turqit. Këtë mund ta vrasin vetëm shqiptarët dhe ndaj tyre duhet të jemi të pamëshirshëm. Turkut futini një shkelm bythëve dhe futjani të qeshurës, se idiot ishte.

/gazetatema.net/

Etiketa: "Skenderbeu"AlbulenëDomosdovëHero kombëtaridiotMero BazeRilindja kombëtareVrana Konti

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Kur greku të cakton datën e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com