Kur greku të cakton datën e zgjedhjeve

Duhet të lëçisni

Shkarkimi i Metës, mblidhet sërish sot në orën 11:00 Komisioni i Ligjeve

Presidenti Ilir Meta është thirrur sërish sot nga Komisioni i Ligjeve për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me kerkesen e maxhorancës për...

Serbia paguan ata që vaksinohen, 25 euro për qytetarët deri në 31 maj

Serbia ka premtuar se do t’i paguajë qytetarët me 25 euro nëse ata vaksinohen kundër COVID-19. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nisma do të shpërblente...

Grabitën punonjësin e “Exchange-s” në mes të Tiranës, kapet një prej autorëve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës...

Zoran Zaev vaksinohet sot me Sinovac

Ditën e sotme do të vaksinohet me vaksinën e prodhuar në Kinë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në njoftimin e kryeministrisë bëhet...

Nga Enkel Demi

Është interesante të shohësh zhvillimet e Shqipërisë nga sytë e një të huaji. Ndodh shpesh të lexoj me ëndje shënimet e komentatorëve të huaj, thjesht nga kjo kërshëri që të fal profesioni. Pa dyshim që në të shumtën e rasteve has në naivitete apo përfundime të nxituara, qesharake, të cilat vijnë nga mosnjohja e vendit dhe udhëheqja prej klisheve. Fjala vjen njeriu më komik në këto raste është Roberto Saviano që punon me rregull treshi. Vjen një natë në Sheraton, ha një darkë diku në qendër, kthehet në odën e tij dhe të nesërmen shpall: mafia italiane + mafia shqiptare = Kosova Kolumbi. Janë përfundime të lehta, të pa thelluara, të cilat nisen nga sterotipet. Pak a shumë si emisionet e shumta sportive që bëhen këto kohë, në të cilat të gjithë janë specialistë futbolli, prandaj Ronaldo këtë Europian është zdroms.

Ndaj, me këtë pasion për të mësuar Shqipërinë që sheh Niko Kotzias lexova një intervistë të tij, të zbardhur nga të gjitha portalet shqiptare. Mësova dy gjëra themelore: 1. Shqipëria qenka shkëputur nga qerrja turke dhe 2. Shqipëria ka zgjedhje të parakohshme në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm.

E para, ka gjasa që pas pavarësisë në vitin 1912, Shqipëria nuk e ka parë kurrë më Turqinë si qerre, por vend, me të cilin mund të punojë. Përsa i përket mentalitetit që lë pas një pushtim disa shekullor, herë-herë janë bërë reforma, fjala vjen si ato të Mbretit Zog, por natyrisht se barbarizmat që gjen në gjuhën e folur, mbeturinat në sjellje dhe edukatë janë ende në tërë Ballkanin, përfshirë këtu Greqinë. Natyrisht, ta kushtëzosh marrëdhënien me një fqinj, në bazë të armiqësisë që ky fqinj ka me fqinjin tjetër është sak t’i shkosh nga pas filozofisë së qerres turke. Kotzias është i lumtur që Shqipëria është shkëputur nga qerrja turke, pra Athina mund ta ketë tash më për zemër. Ky sikur nuk është ministër i jashtëm i një vendi anëtar në BE, por prift fshati i librave të Niko Kazanxaqis.

E dyta, Shqipëria me ngërçin e thellë të reformës në drejtësi, mund të ketë zgjedhje, kurdo në shtator, tetor, nëntor, por kurrë në janar apo shkurt, madje as në gusht. Kjo, sepse ligji ia ndalon këtë. Meqë në këtë vend askush nuk beson askënd, është lënë me ligj që zgjedhjet mos të bëhen në palcë të dimrit, pasi kutitë nga zonat e thella nuk dihet si vinë dhe nuk bëhen dot në pikë të verës, se ndërkombëtarët shkojnë me pushime dhe kush do na i çertifikojë zgjedhjet?

E fundit, përse një ministër i jashtëm si Kotzias duhet të futet në imtësi të këtilla të një vendi që nuk i përket? Si do të tingëllonte nëse Ditmir Bushati do më jepte një intervistë dhe do të më rrëfente që SYRIZA ka zhgënjyer elektoratin, është në rënie të lirë, Demokracia e Re është sërish afër pushtetit dhe do ketë zgjedhje të parakohshme në vjeshtë në Greqi? Do të konsiderohej ndërhyrje në punët e brendshme dhe tentativë për të destabilizuar ekuilibrat politikë të një vendi të huaj. Në Tiranë nuk ndjehet kush. Këta një ditë merren me pronat e Himarës, çështjen çame sipas kolonëve që u vendosën në Filat, një ditë me Kishën e Fan Nolit, një ditë me marrëdhëniet me Turqinë, zgjedhjet e parakohshme. Nuk di, shpesh ngjajnë me ato gratë që pastrojnë kalldrëmin pas vapës dhe merren me punët e fqinjes që mungon.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Shkarkimi i Metës, mblidhet sërish sot në orën 11:00 Komisioni i Ligjeve

Presidenti Ilir Meta është thirrur sërish sot nga Komisioni i Ligjeve për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me kerkesen e maxhorancës për...

Serbia paguan ata që vaksinohen, 25 euro për qytetarët deri në 31 maj

Serbia ka premtuar se do t’i paguajë qytetarët me 25 euro nëse ata vaksinohen kundër COVID-19. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nisma do të shpërblente...

Grabitën punonjësin e “Exchange-s” në mes të Tiranës, kapet një prej autorëve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës...

Zoran Zaev vaksinohet sot me Sinovac

Ditën e sotme do të vaksinohet me vaksinën e prodhuar në Kinë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në njoftimin e kryeministrisë bëhet...

22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit/ Kurti, Osmani dhe Konjufca homazhe tek varri i heroit të Kosovës

Sot janë bërë 22 vjet nga vrasja e nënkryetarit të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fehmi Aganit. Agani u vra më 6...