Nga Ag Apolloni
Skender pa ë…
Çuditem me shqiptarët, kur Skenderbeut i thonë Skënderbe. Mundohem t’i kuptoj ata të jugut, por këta të veriut ç’kanë? Skënder Luarasi është me ë, sepse është me origjinë nga Kolonja, por Skenderbeu s’ka ë, sepse është nga veriu. Ai s’ka ë as në turqisht: Iskender Bey. Duket sikur e kanë standardizuar me ë, po a standardizohet Skenderbeu?