Skënderbeu nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titulli kampion i sezonit 2015-2016, i hequr nga Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pas dyshimeve për trukime ndeshjesh.
Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të dosjes së kësaj çështjeje, që ndodhet tashmë prej muajit gusht në Abitrazhin e Lozanës.
Në edicionin kryesor të orës 19:30 do t’iu mundësojmë ekskluzivisht akuzat e skuadrës korçare, me të cilat duket se Skënderbeu do të jetë shumë pranë rifitimit të titullit kampion të sezonit 2015-2016.