Skënderbeu do hiqet e mbulohet sërish, po varfëria që s’mbulohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skënderbeu do hiqet e mbulohet sërish, po varfëria që s’mbulohet

09:36 | 07/09/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ben Andoni

Nëse instalacioni alla-shqiptar i strukturës që pengonte imazhin e ekuestrit të Skënderbeut ka mbushur lajmet këto ditë dhe ka tërhequr njerëz pa fund në debate, pothuaj është harruar dhe justifikuar heqja e bustit të tij nga një prej kryeministrave pak vite më parë, gjatë vizitës së ekuivalentit turk. Ose më shumë akoma, është harruar fare bërja e shtatores fyerëse të Skënderbeut, që mbeti sot e kësaj dite e paidentifikuar! Atëbotë u fol, u anatemua, u përplasën me fyerje me komunitetin e myslimanëve, kurse këta të fundit u peshkuan paq në një debat pa substancë. Njësoj ka ndodhur në orët e fundit, kur përfaqësues të këtij komuniteti, pak si paditur, kanë nxjerrë atë që sot ekziston mes këtij komuniteti: dyzimi para figurës së heroit kombëtar.

Në të gjithë këtë hulli, risia është se Shqipëria, të paktën në botën e shkencave komunikative, i është bashkangjitur si anëtare e denjë globalizmit. Mediat të realizuara për t’i treguar publikut jo vetëm lajmin, por edhe gati se çfarë të mendojë, si edhe injeksioni me opinionet që ndikojnë në një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë, e ka trandur komunitetin, që mundohet të lexojë aty-këtu shenja.

Një grup i madh njerëzish i kanë bërë lloj-lloj leximesh rastit të fundit. Për fat të keq, në pjesën më të madhe, mediat dhe derivatet e tyre na kanë në dorë sot se si njerëzit t’i shohin ndodhitë dhe fenomenet që ndodhin në komunitetet e tyre, si duhet të sillemi apo deri si duhet ta gjykojmë politikën lokale dhe kombëtare. Forca e medias është e tillë saqë shpesh njerëzit po mbeten të pafuqishëm për faktin se po manipulohen paq. Në një farë mënyre, mediat janë sot në gjendje jo vetëm t’i shndërrojnë gënjeshtrat në të vërteta, por edhe ta shtrembërojnë krejt të vërtetën në interesa. E më shumë se këto, të na largojnë nga ato për të cilat komuniteti ka nevojë të ndjejë realisht.

Ajo që kuptojmë sot, është se ka një energji dhe një përpjekje për ta mbajtur publikun e thjeshtë jashtë realiteteve, ose si përdorin shpesh komunitetet anglisht-folëse “të peshkuar” (hooked), në mënyrë që interesi i vëmendjes të shkojë jashtë problematikave reale.

Duke u kthyer në thelbin e debateve të sotme: Skënderbeu sërish do mbulohet dhe busti do i hiqet provizorisht apo do shmanget kur të kenë interesa politikanët, ashtu si Nënë Tereza do ofendohet dhe do ta ngacmojnë, porse realisht ne kurrë nuk do të futemi në debatet reale që kanë lidhje me jetën tonë: Me të ardhmen, me ato kombëtare që lidhen me Kosovën etj. Dhe, mbi të gjitha me varfërinë. Kjo e fundit është shkaku që mbjell të gjithë pasigurinë, injorancën, egërsinë dhe shpëlarjen e truve, fenomen që mund të manipulojë dhe mbi të gjitha të na trandë, ashtu si ndodh rëndom.

Më keq akoma, kjo gjendje, ku propaganda dhe debatet boshe të përcjellin në udhëkryqe, të sjellë si dy pika uji realitetet e zhvillimeve të para viteve ’90, ku fabrikoheshin armiq, ku rreziku eminent i pushtimit të vendit ishte real prej medias së kohës dhe fjalimeve patetike të zyrtarëve komunistë, duke e fshehur skamjen që kishte kapluar segmente të mëdha të popullsisë.

Duke ardhur në ditët tona, Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të rajonit dhe kjo megjithë rrugën e mbarë të samiteve dhe takimeve ballkanike, po anashkalohet. Ndërkohë që vendi i mrekullueshëm i burimeve natyrore, i një klime aq të favorshme, nuk mundet t’i sigurojë as mirëqenien më të vogël një pjese të madhe të popullsisë. Për fat, kryeministri i vendit e pohon se jemi të varfër, porse prej tij e nga masa e madhe e specialistëve dhe burokratët e shtetit shqiptar, e kemi të pamundur të mësojmë realisht se pse realisht jemi aq të varfër. Ashtu si mezi e mësuam minimumin jetik, që ende është i debatueshëm.

Nuk mbaron këtu. Pse një pjesë e madhe e shqiptarëve ende punojnë në të zezë? Pse jemi të pasigurt me gjërat që hamë? Ekonomia shqiptare mbetet informale dhe realisht kryeministri po përpiqet me strukturën e tij që ta kthejë në formale, porse rruga që e parashtron këtë më shumë duket një propagandë sesa një realitet i kapshëm. Pyetjet nuk reshten. Pse nuk prodhojmë më dhe pse shqiptarët ikin e ikin, ndërsa një pakicë pasurohet dhe pasurohet pafund? Sa janë realisht të vërteta lajmet e Bankës Botërore që pak javë më parë referonin për  31 mijë vetë që jetojnë me më pak se 120 lekë në ditë? Pyetje sigurisht pa përgjigje.

Por edhe pse shkrime të mira të studiuesve tanë flasin për receta dhe realitete të ekonomisë sonë, një gjë është e dukshme: Në Shqipëri nuk bëhen debate që na shqetësojnë, si kjo që ka lidhje me varfërinë, por tërhiqemi në syresh që të largohemi nga realitetet që po e rëndojnë gjithnjë e më shumë shqiptarin e dekadës së dytë të shekullit XXI.

/javanews.al/

Etiketa: "Skenderbeu"Ben AndoniderivatHeroi Kombëtarimazhin e ekuestritInstalacionishkencat komunikative

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dorëhiqet n/kryetari i Akademisë së Shkencave, 2 ditë pas zgjedhjes

Dorëhiqet n/kryetari i Akademisë së Shkencave, 2 ditë pas zgjedhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com