Nga Rexhep Rada
Skënderbeu do e kishte turp të kishte një vit të tillë…Nuk na duhen heronj të stisur.
Kaq poshtë kemi rënë sa të quajmë të gjithpushtetshëm kryeministrin, e pastaj të quajmë heroinë një gazetare që debaton dhe kundështon atë.
Në çdo vend të zhvilluar, kjo situatë nuk përbën fare lajm, kurse tek ne është çudi e madhe që gazetari të përballet me kryeministrin. Kjo ndodh sepse ne kemi kultin e individit dhe diktaturën në kokë. Ne nuk i kritikojmë liderat, por vetëm i adhurojmë dhe bindemi.
Është i habitshëm fakti si në këtë vend të mbrapshtë krijohen çdo ditë heronj. Dhe sot ishte ajo, “burrnesha”, “mitikja”, “legjenda”, “gazetarja e hekurt” që i bëri ballë Ramës, që është po ashtu “hero”…
Skënderbeu do e kishte turp që ky të quhej viti i tij..
Sa keq kemi përfunduar…