Futbollisti nga Paraguai, Argel Orue, dhe nigeriani Nuruden Orelesi, janë dy blerjet e reja të ekipit të “Skënderbeut”. Ata mbërritën dje në Korçë pranë skuadrës, siç njoftohet në faqen zyrtare të këtij ekipi.
Marrveshja për paraguaianin u mbyll nga drejtuesit e Skënderbeut ditën e djeshme. Ndërsa për nigerianin, Orelesi, marrveshja u mbyll përpara disa ditesh.
Këtë fundjavë që shkoi, skuadra e “skënderbeut” pësoi humbje në përballje em ekipin e “Vllaznisë” me rezultatin 1:0, në fushën e shkodranëve.