Nga Ergys Mertiri
Jemi popull tërësisht provincial. Hero me tunel përfund, ndërtuar me hekur e beton në rrëzë të kodrave, vetëm në Shqipëri gjen. Homologët e Gjergjit në gjithë botën i gjen të derdhur në bronx, nëpër sheshe e parqe, kurse ky i yni mçifet rrëzë kodrave, mes ferrave, i rrahur nga smoku i trafikut të rruges nacionale. Na duhet edhe një hero për katunarët se helbete, nuk na dalin sheshet!