Gjykata: Xhelilit i ndalohet e drejta që për 5 vite të ushtrojë funksione publike
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Ish-kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili, pas publikimit të videoskandalit ku i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune më të mirë, një vartëseje të tij.
Gjithashtu Gjykata vendosi që Shukri Xhelilit t’i mohohet e drejta që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Vendimi u dha pasi ish-kryebashkiaku pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Ndërsa avokati i Xhelilit kërkoi pafajësinë e tij, duke deklaruar se cdo gjë ishte e manipuluar, por deklaratat e tij nuk u morën parasysh nga Gjykata e Krimeve të Rënda.