Italia tërheq nga Shqipëria shefin e Inerforce Michele Grillo. Vendimi është bërë publik pak minuta pasi u pezullua nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Drejtori i policisë së Shtetit, akuzohet për shpërdorim të detyrës në çështjet e paisjes përgjuese. Gjykata vendosi sot masën arrest shtëpie për dy vartësit e Çakos. Kur u hap debate për paisjen përgjuese, Interforce deklaroi se ekziston një paisje përgjuese por ishte nën administrimine tyre dhe se me të nuk ishte kryer asnjë përgjim.
Zyrtarët e lartë të policisë shqiptare si dhe ministri i Brendshëm e kishin mohuar kategorikisht praninë ë një paisej të tillë në dorëne policisë shqiptare. Interforce deklaroi se paisja ekzistonte por ishte në dorëne tyre në teritorin shqiptar dhe shërbente për trajnimin e efeketivëv shqiptarë nga ekspertët italianë.