Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” në Shkodër ngrohen me bombola gazi dhe hanë çdo ditë fasule
Gjatë një investigimi prej disa ditësh në konviktin e Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” në Shkodër, ekipi i emisionit “Fiks Fare” zbuloi se nxënësit vuanin nga i ftohti ndërsa për t’u ngrohur përdornin bombola gazi që u rrezikonin jetën.
Fëmijët u ankuan se kushtet në konvikt ishin shumë të vështira sepse mungonte uji ndërsa për të ngrënë u servirej çdo ditë fasule. Kështu “Fiks Fare” filmoi dhjetëra dhoma të nxënësve dhe konsistoi se në secilën prej tyre kishte nga një “bombë”(bombol gazi).
Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale tha se “nuk iu ka ngelur gjë tjetër, veçse të presin nga momenti në moment që këto “bomba” të shpërthejnë”.
Ndërsa kuzhinierja e konviktit u shpreh se gatuan çfarë i sjellin, prandaj dhe detyrohet të gatuaj vetëm fasule.