Skandali/ Kur Ard Veliu ja kalon mentalisht edhe Enver Hoxhës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Kur Ard Veliu ja kalon mentalisht edhe Enver Hoxhës

18:48 | 29/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ferdinand Dervishi

Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, edhe pse me një fjalor që dëshmonte njohuri të vakëta të shqipes, njoftoi qytetarët shqiptarë se kishin marrë disa masa ndaj ngjarjes së turpshme të rrahjes publike nga policia të një të riu 15-vjeçar.

Porse në vazhdim, numri 1 i Policisë Shqiptare, publikoi një video që sipas tij rrëfente se ky fëmijë i rrahur brutalisht nga policia vinte nga një familje jo normale. Në pamje, sipas Veliut, shfaqej nëna e 15-vjeçarit me një pistoletë në duar duke bërë shaka me një femër tjetër, sa dukej e njohur e saj.

Read more

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Nuk dihet nëse e gjitha kjo ka qenë një shfaqje e gjykuar dhe realizuar nga vetë Ard Veliu, porse nisur nga unë vetë, shija që u mbeti shqiptarëve, sidomos atyre që kanë njohur në lëkurën e tyre sistemin e kaluar politik, ka qenë tmerrësisht e hidhur. Pasi vetëm gjatë sistemit komunist njerëzit përbuzeshin, degjeneroheshin nga Sigurimi i Shtetit deri edhe ndëshkoheshin, vetëm sepse vinin nga familje “jo të rregullta” apo “kundërshtare” të regjimit.

Pra, në një mendësi të ngjashme me atë të Ard Veliut, 15-vjeçari e kishte hak drurin se vinte nga një familje jo e shëndoshë, ose e kishte hak drurin sepse nuk kishte nënën në rregull.

Zot na ruajt me të drejtat e ngatërruara të shqiptarëve në kokën e thatë të kryepolicit shqiptar!

Më poshtë po sjell një shembull, kur edhe vetë diktatori Enver Hoxha është treguar më i butë dhe me njerëzor se “polici që duam” i rreth 40 viteve më pas.

ENVER HOXHA: Po, edhe unë ia thashë që dhe ai është anëtar partie. More shoku Mehmet, vazhdova unë, kur kishte vdekur Medar Shtylla, gruaja e tij, italiania Marie Shtylla, erdhi më kërkoi mua mendimin për fejesën e vajzës së saj, se ajo dashuronte një djalë të mirë, profesor fizkulture dhe i sjellshëm, por që kish pasur një gjysh deputet në kohën e Zogut. Ajo, megjithëse pa parti, si grua shumë e mirë, meqenëse djali kishte këtë anë negative në biografinë e tij, qe lëkundur, edhe për arsye se gjithë rrethi i Shtyllajve, duke filluar që nga Behari e gjithë mëhalla, po i flisnin keq për këtë fejesë të vajzës. Unë do ta zboj atë djalë nga shtëpia, më tha ajo e shqetësuar, pastaj vazhdoi. Unë mendoj me kokën e Medarit me kokën e Partisë dhe tani pyes veten: Po të ishte Medari, çfarë do të bënte në këtë rast? Jam e bindur se ai do t’i thoshte vajzës, ose ta linte këtë djalë, ose të largohej nga ne. Unë e këshillova Marie Shtyllën që vajza e saj të fejohej me këtë djalë, se përveç gjyshit, asgjë tjetër negative nuk kishte në rrethin e tij familjar. Pas kësaj, të dy këta të rinj u bashkuan në martesë.

RAMIZ ALIA: Pastaj ai vetë është djalë i mirë.

ENVER HOXHA: Djalë i mirë e me të gjitha cilësitë.

(Pjesa e shkëputur nga biseda e datës 12.09.1981  mes Enver Hoxhës dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai.).

/abcnews.al/

Etiketa: abcnews.alArdi VeliuDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetitenver hoxhaFerdinand Dervishi

Të Lidhura

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

nga 27
09:50 | 16/05/2026
0

SPAK ka firmosur një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare, duke i kërkuar të paraqitet për të dëshmuar...

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

nga 27
09:46 | 16/05/2026
0

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse...

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

nga 27
09:28 | 16/05/2026
0

Shqipëria do të përfaqësohet në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026 me këngën Nan, interpretuar nga Alis. Në garën për trofeun e...

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

nga 27
09:14 | 16/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme, prej orës 19:00, do të nisë faza “Final Four” për titullin në Kategorinë Superiore. Vllaznia, e drejtuar...

Para
Ambasadorja amerikane Yuri Kim e merr përsipër: Do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë të zgjidhin krizën politike

Ambasadorja amerikane jep ultimatumin: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 31 majit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026
Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com