Skandali/ Kryeministri malazez Krivokapiç s’lejohet të hyjë në Hanin e Hotit, për shkak të rregullave anti-COVID, delegacioni kthehet pas dhe merr avionin për të takuar Merkel (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Kryeministri malazez Krivokapiç s’lejohet të hyjë në Hanin e Hotit, për shkak të rregullave anti-COVID, delegacioni kthehet pas dhe merr avionin për të takuar Merkel (film)

17:00 | 14/09/2021
në Kryesore
0

Read more

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç nuk ka mundur që të futet përmes rrugës tokësore në Shqipëri, duke u detyruar që të ndjekë rrugën ajrore për të qenë pjesë e drekës që është shtruar për kancelaren Angela Merkel në Tiranë, në kuadër të turit të saj përshëndetës në Ballkan. Mediat malazeze raportojnë se kryeministri Krivokapić është nisur drejt Shqipërisë për takimin me kancelaren Merkel, pasi ishte ftuar që të merrte pjesë, por nuk është lejuar që të futet në kufirin tokësor shqiptar, në Han të Hotit.

Siç edhe shihet në video, makina dhe eskorta e Krivokapiç janë ndaluar në kufi. Në mungesë të testit PCR apo pasaportës së vaksinimit, kufiri shqiptar ka mbyllur dyert për homologun e Ramës në Malin e Zi. Për pasojë, makinat e Qeverisë së Malit të Zi janë kthyer sërish mbrapsht. Pamjet janë publikuar edhe në rrjetet sociale nga gazetari Aleksandar Brezar, që e ka konsideruar një turp këtë incident diplomatik.

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme,”- shkruan gazetari krah videos.

Ky incident diplomatik i paprecedentë ka detyruar delegacionin e qeverisë malazeze që të kthehet pas dhe të vijë në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit. Edhe pse detyrimi për të informuar dhe dakordësuar formatin e takimeve bilaterale të kancelares Merkel është i qeverisë shqiptare, autoritetet tona kanë dështuar. Antena M shkruan se sipas zyrës së shtypit të kryeministrit malazez, ky i fundit është nisur me avion drejt Tiranës dhe ka mbërritur në Rinas sipas procedurës që i është kërkuar, duke bërë një test PCR bashkë me të gjithë stafin që kishte me vete.

/dosja.al/

Etiketa: Angela merkeledi ramahomologuSkandali/ Kryeministri malazez Krivokapiç s’lejohet të hyjë në Hanin e Hotit për shkak të rregullave anti-COVID delegacioni kthehet pas dhe merr avionin për të takuar Merkeltest PCR

Të Lidhura

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

Para
Makina përplaset me motoçikletën, dy të plagosur në Elbasan

Makina përplaset fort me motorin në Durrës, mbetet i plagosur njëri prej drejtuesve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com