Demokratët në të gjithë Shqipërinë kanë zgjedhur Lulzim Bashën si udhëheqësin e tyre për 4 vitet e ardhshme.
Ishte e pritshme që Basha të rizgjidhej, pavarësisht procesit të kontestuar nga shumë demokratë të cilët bojkutuan votimin duke e cilësuar kryetarin e “ngrirë” përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Më shumë se 53 mijë anëtarë të Partisë Demokratike i kanë besuar Bashës drejtimin e së djathtës me një shifër absolute prej 90 %.
Basha ka arritur të marrë 53931 vota nga 59834 që votuan gjithsej, ndërsa Eduard Selami ka marrë 5136 vota.
73 kutitë e të gjitha qarqeve të numëruara në Tiranë janë numëruar për rreth 6 orë, ndërsa këtë të dielë demokratët e kënaqur dhe të pakënaqur kanë kryetarin e tyre.