Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë është përfolur shpesh me lejimin e kontrabandës së lëndëve narkotike, por këtë herë “malli” i ndaluar ka qenë tjetër. Një 57-vjeçar shqiptar ka tentuar të fusë kontrabandë nga Greqia 121 krerë bagëti.
Arqile Mane banues në fshatin Xarë të Sarandës është arrestuar nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë. Ai dyshohet se ka kaluar kontrabandë nga shteti grek në fshatin Mursi të Sarandës nëpërmjet kufirit të gjelbër, 121 (njëqind e njëzet e një) krerë bagëti të imta.