“Situata në PD mund të jetë kurth për ne”, Balla: Do ta fitojmë mandatin e katërt se e meritojmë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Situata në PD mund të jetë kurth për ne”, Balla: Do ta fitojmë mandatin e katërt se e meritojmë

12:36 | 09/04/2022
në Shqiperi
0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në fjalën e tij në Kongresin e partisë tha se socialistët do e fitojnë edhe mandatin e katërt qeverisës. Dhe këtu nuk la pa përmendur edhe situatën ku ndodhet PD-ja, ku theksoi se ajo duhet te shihet si një kurth ku edhe socialistet rrezikojnë të bien nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërruar.

“Sfida jonë e tretë është marrëdhënia me kundërshtarët politikë. Këtu dua t’ju tërheq të gjithëve vëmendjen për dy çështje që unë mendoj se duhet ti kemi parasysh. Opozita në Shqipëri dhe këtu I referohem Partisë Demokratike është në një gjendje dhe situatë të vështirë. Ne kurrsesi nuk duhet ta shohim këtë gjendje dëshpëruese të opozitës si një avantazh. Unë ju sugjeroj që ta shohim të gjithë si një kurth, ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërruar. Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt” – tha Balla.

Më tej, Balla tha se çështja e dytë që lidhet me opozitën është se tek ta shihet një dukuri e re dhe shume të rrezikshme për vendin tonë antiamerikanizmin. Sipas tij, sot një vit kemi Zgjedhjet Vendore 2023, dhe përballë do të kemi përballë përsëri të njëjtën aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Çështja e dytë që kam e që lidhet me opozitën është se po ndeshim tek ta e ndër ta një dukuri të re dhe shume të rrezikshme për vendin tonë antiamerikanizmin. Është e zymtë të konstatosh sulmet e përsëritura dhe përherë e më të pamoralshme ndaj Sekretarit të Shtetit apo Ambasadës Amerikane, që një pjesë e kalbur e politikës shqiptare dhe kalemshinjtë e vet të porositur e që ende paguhen me paratë e korrupsionit të pahetuar, për rrjedhoje të pandëshkuar ende. Ky zhvillim i ri shënon një regres historik, por për fat të mirë nuk përfaqëson, në asnjë sondazh serioz: vullnetin e popullit shqiptar. Prej shtatorit 2021 ne kemi pasur dhe do të vazhdojmë të kemi një qasje të re me opozitën zyrtare. Mos harroni se si sot një vit kemi Zgjedhjet Vendore 2023, dhe përballë do të kemi përballë përsëri të njëjtën aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. Aleanca jonë e vetme mbetën shqiptarët e thjeshtë e të zakonshëm” – u shpreh Balla.

 

Etiketa: katertkurthmandatiPDsituataTaulant Balla

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Dritan Leli sfidon Ramën, shkon në Kongresin e PS

Dritan Leli sfidon Ramën, shkon në Kongresin e PS

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com