Situata në PD, Bylykbashi: Basha nuk po kontribuon në bashkim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata në PD, Bylykbashi: Basha nuk po kontribuon në bashkim

18:32 | 02/04/2022
në Shqiperi
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një intervistë për mediat, foli për zhvillimet në PD, nga dorëheqja e Lulzim Bashës te rikthimi i Sali Berishës. Bylykbashi solli në vëmendje gabimet që çuan në humbjet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, ndërsa ka folur edhe për qëndrimet e tij lidhur me çështje të ndryshme  brenda opozitë duke mos u dakordsuar me shumë qëndrime të Bashës.

“Vendimi ka qenë një moment çlirimi përtej PD. Ishte kulmimi i një procesi që duhet të kishte ndodhur më herët. Nëse gjykata do të kishte vendosur më herët nuk do ta kishim pasur 8 janarin sepse Basha do të ishte larguar më herët. U njoh zyrtarisht Kuvendi i 11 dhjetorit dhe njohu statutin e ri që i heq pushtetin kryetarit dhe gjithashtu njohu shkarkimin e Bashës, më pas dorëheqja është folklor, ai është shkarkuar. Në çdo rast Basha ka ikur, nëse do të kthehet apo jo janë hipoteza. Tashmë e dinë të gjithë që ai njeri e futi në një krizë të rëndë PD ka ikur tashmë, politikisht është një figurë që ka eksperiencë” – ka thënë Bylykbashi.

Referuar deklaratës së Bashës i cili tha se do të punojë që të kthehet shpresa në PD,  Bylykbashi tha se teza e tij është pa asnjë bosht. Sipas tij, kontributi i tij është të mos bëjë atë që ka bërë deri më sot, përçarjen.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Ka qenë një ekzekutor i mirë i detyrave, ka tentuar të vetëpronësojë arritje që nuk ishin të tijat, por të Sali Berishës. Pra ajo tezë e Lulzim Bashës është pa bosht. Është një retorikë që përgjigjen e mori më 6 mars. Ajo që shtrohet sot, është që Basha në këtë proces që thotë se po bën, apo kontribuan në bashkimin e partisë? Jo nuk po e bën. Duhet ta bëjë, por kontributi i tij është të mos bëjë atë që ka bërë deri më sot, përçarjen. Largimi nga Grupi Parlamentar i Berishës ishte antikushtetues. Kisha pikëpyetjet e mia që do ta merrte atë vendim, por mendoja që Basha do të kishte prioritet interesin e PD dhe një parti e përçarë nuk fiton” – u shpreh deputeti i PD.

Bylykbashi gjithashtu zbuloi se në 2017-ën i ka kërkuar Berishës të rikthehej, pasi sipas tij, Basha nuk e çonte PD-në në fitore.

“Në një parti politike nuk është çështja raporti miqësor por interesat e përbashkët. Isha dërguar në negociata për t’u vrarë në betejë, por diçka që ndodhte ndryshe më pas, por ajo është çështje e tij dhe një gjë e tillë nuk më ka ndodhur me Berishës. Në 2017  i kam kërkuar zotit Berishës të rikthehej se Basha nuk na çonte në fitore. Ndërgjegjësimi se Basha duhet të largohej ka qenë më herët…Por mund të them që kur na solli në 16 maj 2021 aktin e thirrjes për zgjedhjet e reja për kryetar i kam dalë kundër, duke i thënë se nuk ishte koha…Kam kërkuar një analizë dhe të mbahej llogari për vendimet e mëdha strategjike të gabuara, çadra, humbja e  2017, marrëveshja e 2017 , djegia e mandateve, këto janë gabime strategjike që groposin një forcë politike” – ka thënë më tej Bylykbashi.

 

 

 

Etiketa: BashkimkontribonLulzim BashaOerd BylyjbashiPDsituata

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Berisha-Rama-Meta bashkëpunuan me bandat”/ Kreu i PD dega 8 Tiranë: Në Vorë njerëzit ishin të frikësuar…

PD në dy duar grupimesh, Rithemelimit “kontrollon” selinë, mbështetësit e Bashës faqen në rrjetet sociale

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

07:32 | 16/05/2026
Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –
  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com