Lidhur me situatat e zjarreve, Emergjencave Civile bëjnë me dije se ditën e nesërme në Shqipëri do të mbërrijnë dy helikopterë nga Gjermania.
Ditën e sotme Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e kompanisë së helikopterëve VIVA për shuarjen e flakëve në fshatin Maqellarë në Dibër.
Po ashtu helikopterët e kompanisë Viva kanë marrë pjesë edhe në aksione në zonën e Fushë Bulqizës, si edhe në jug të vendit në Malin me Gropa.