Mançester Siti ka mundur me rezultatin 0-1 Leisterin në transfertë dhe iu është shkëputur “dhelprave” me 7 pikë.
Ekipi i drejtuar nga Guardiola e ka pasur shumë të vështirë këtë sfidë, pasi goli i avantazhit erdhi në minutën e 80-të.
Në minutën e 62-të të takimit, Aguero ishte ai që ka humbur një penallti, që vështirësoi punën e “qytetarëve”. Argjentinasi doli në minutën e 77-të, për t’i lënë vendin Gabriel Zhezusit, që tre minuta më pas gjeti rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, Siti ka shkuar në kuotën e 57 pikëve, ndërsa Leisteri mbetet në vendin e tretë me 50 pikë.