“Sistemi është kalbur”, PD kërkon dorëheqjen e Besa Shahinit: S’mund të fshihesh pas shkarkimit të vonuar të drejtorit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sistemi është kalbur”, PD kërkon dorëheqjen e Besa Shahinit: S’mund të fshihesh pas shkarkimit të vonuar të drejtorit

17:49 | 03/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Besa Shahinit nga detyra e Ministres së Arsimit dhe Sportit. Ish-deputetja e PD Albana Vokshi mbështet kërkesën e të rinjve dhe thekson se heshtja e Shahinit për rastin e të miturës së përdhunuar dhe më pas të abuzuar në shkollë është abuzim për së dyti me vajzën.

Vokshi deklaron se Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit kaq të vonuar të drejtorit të shkollës, ndërsa rikujton rastet e abuzimit me të miturat.

Deklarata e plotë:
Shumë e drejtë kërkesa e të rinjve sot për dorëheqjen e Besa Shahinit. Heshtja e saj për rastin e të miturës së përdhunuar dhe më pas të abuzuar në shkollë është abuzim për së dyti me vajzën. Besa Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit kaq të vonuar të drejtorit të shkollës.

Read more

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –

Fatkeqësisht, nuk është rasti i vetëm që shkollat e shndërruara në organizata të Partisë Socialiste, fshehin dhe lejojnë abuzimet me fëmijët për të mos dëmtuar besueshmërinë e qeverisë dhe të partisë që i ka emëruar pa asnjë meritë.

Vetëm vitin e fundit, në Kavajë një vajzë 14-vjeçare u abuzua seksualisht, u shantazhua me video intime nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Ministrja e Arsimit heshti. Drejtori i shkollës, drejtoria arsimore, policia heshtën dhe e fshehën krimin për shumë ditë. Reagimi shumë i vonuar i qeverisë ishte edhe më skandaloz “Ngjarje të tilla bëhen edhe filma”.

Në Arapaj, Durrës një vajzë 8-vjeçare u mor me forcë, u lidh brenda në klasë dhe ngacmua brenda shkollës 9-vjeçare nga dy djem, njëri prej të cilëve djali i një funksionari të PS të zonës. Ministrja e Arsimit përsëri heshti, siç heshtën të gjitha institucionet arsimore dhe policia.

Në Fier, një rrjet i tërë mësuesish dhe drejtuesish të shkollës “Jakov Xoxa”, fshehën abuzimin seksual të dy mësuesve me nxënëset e tyre të mitura. Të gjithë heshën në mbrojtje të abuzusve me vajzat, heshtën sepse drejtoresha militante socialiste e shkollës ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues.

Në Delvinë, një mësues dhunoi seksualisht nxënësen 11-vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë. Çfarë bëri qeveria e Edi Ramës dhe e Besa Shaninit? Mësuesi monstër u trasnferua nga një shkollë në tjetrën. Asnjë masë kundër tij, ndërkohë që raportohen edhe të paktën 3 raste të tjera abuzimi seksual me të mitura nga ana e tij.

Në Tepelenë, një mësues 63-vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale me të paktën dy nxënëse në shkollë.
Këto janë vetëm rastet e denoncuara, por të gjithë e dimë se është vetëm maja e ajsbergut. Është vetëm ajo që duket nga një sistem i kalbur nga militantizmi dhe nga një shoqëri e ndrydhur dhe pa besim se abuzuesit e fëmijëve do të ndëshkohen.

Sa fëmijë të tjerë abuzohen në shkolla që nuk kanë guxim apo druhen të flasin? Sa prindër heshtin që të mos njollosin fëmijët e tyre në publik, sepse në Shqipëri drejtësia nuk vihet në vend? Se shteti vihet në anën e të fortit, pedofilit, kriminelit, dhunuesit e përdhunuesit, duke i lënë fëmijët të pambrojtur në ambjentet që duhet të ishin më të sigurta.

Besa #Shahini duhet të japë #dorëheqjen edhe për faktin se është treguar e pandjeshme ndaj rastit të 15 vjeçares së abuzuar. Ajo jo vetëm nuk është distancuar nga dhuna, por nga divani i shtëpisë, ia kaloi përgjegjësinë prindërve të vajzës.

#Besa Shahini duhet të japë #dorëheqjen, sepse heshtja e saj dhe fshehja pas shkarkimit të një drejtori sjell viktima të tjera të abuzimit seksual në shkolla.
Në një sistem të rrënuar e të shkatërruar arsimor nga qeveria ku bën pjesë, #dorëheqja është xhesti i fundit njerëzor që i ka mbetur Besa Shahinit…

Etiketa: Albana Vokshidorëheqje e Besa ShahinitIsh-deputetja e PDministre e ArsimitPartia Demokratike

Të Lidhura

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

nga 27
21:23 | 08/06/2026
0

Shqipëria do të vazhdojë me projektin e një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, në...

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

nga 27
21:21 | 08/06/2026
0

Shqipëria do të vazhdojë me projektin e një resorti luksoz të planifikuar nga dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, në...

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

nga 27
21:05 | 08/06/2026
0

Protetuesit kanë ftuar kalimtarët t’i bashkohen tubimit ndërkohëq që vijojnë marshimin. Pas fjalimeve para kryeminstrisë, turma është zhvendosur në një...

Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –

Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –

nga 27
20:21 | 08/06/2026
0

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion të befasishëm “blic” gjatë ditës së sotme në qytet, në kuadër të kontrolleve...

Para
Tërmeti/ Rama apel Bashës: Të ulemi në tryezë për shqiptarët, të dëgjojmë propozimet e opozitës

"Inaguroi të njëjtën fermë dy herë"/ Basha akuzon Ramën: Fondet e qeverisë jo rastësisht i mori Ferma Kokoneshi (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

21:23 | 08/06/2026
Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

21:21 | 08/06/2026
“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

“Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –

21:05 | 08/06/2026
Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –

Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –

20:21 | 08/06/2026
Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –

Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –

20:15 | 08/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –
  • Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –
  • “Çohuni nga kafja”/ Protestuesit ftojnë qytetarët t’i bashkohen marshimit –
  • Aksioni në Vlorë/ Gjenden 5 persona të armatosur, përfundojnë në pranga –
  • Ikën Gonzato, emërohet ambasadorja e re e BE nga Portugalia –
  • Edhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt merr pjesë në protestën për Zvërnecin, tensione me të rinjtë e PD-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –
  • Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com