Sikur LSI të dilte vetëm, PS me Idrizin dhe Topin, 72 mandate – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sikur LSI të dilte vetëm, PS me Idrizin dhe Topin, 72 mandate

09:16 | 05/02/2017
në Shqiperi
0
Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i FRD Bamir Topi, Paskal Milo, Shpetim Idrizi, Gramoz Ruci, Niko Peleshi, Saimir Tahiri, gjate ceremonise se prezantimit te kandidateve te koalicionit te majte, Aleanca per Shqiperine Europiane, per 61 Bashkite e vendit ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit, ne Pallatin e Kongreseve./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Parliament Speaker Ilir Meta and leader of FRD Bamir Topi,Paskal Milo, Shpetim Idrizi, Gramoz Ruci, Niko Peleshi, Saimir Tahiri, during the presentation of the left coalition Alliance for the European Albania of the candidates for the local elections of 21 June, at the Palace of Congresses.

Top Channel analizon me ekspertë elektoralë ndarjen e mandateve sipas votave të vitit 2013, nëse LSI-ja kandidon më vete dhe PDIU dhe FRD i bashkohen Partisë Socialiste. Koalicioni i ri do kishte 72 mandate dhe LSI e vetme 11. Por, mazhoranca do ishte më e dobët se ajo e Berishës në 2009-n.

“Nëse më 19 qershor Edi Rama ose Lulzim Basha konfirmojnë me koalicionet e tyre 71 mandate, LSI do të jetë në opozitë”, tha pak ditë më parë Meta.

Opsioni që Ilir Meta del vetëm në zgjedhje nuk është i pamundur, por a mund të marrin dy partitë e mëdha 71 mandate pa Ilir Metën?

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Me këtë sistem elektoral, LSI-ja është provuar dy herë si forca, pa të cilën dy partitë nuk mund të krijojnë një qeveri të qëndrueshme. Në 2013 Partia Socialiste mori 65 deputetë, dy aleatë të vegjël nga një dhe LSI-ja 16 deputetë, duke e çuar koalicionin Rama-Meta në 83 deputetë. Ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike me republikanët dhe PDIU-në mori 57 deputetë.

Por, pas 4 vjetësh skena politike ka ndryshuar. PDIU është pjesë e qeverisë PBDNJ është pjesë e opozitës. FRD-ja e Bamir Topit, në aleancë zyrtare me Edi Ramën. Ndërsa është krijuar edhe LIBRA e Ben Blushit, efektet elektorale të së cilës tani mungojnë, megjithatë një llogari për numrin magjik “71” nuk është e pamundur.

Bazuar në rezultatet e partive në 2013-n, me konfigurimin e të 12 qarqeve, me PDIU-në dhe Bamir Topin në koalicion me Edi Ramën, me LSI-në të ndarë nga Partia Socialiste, me PBDNJ-në dhe Aleancën Kuqezi në koalicion me PD-në rezultati është surprizues. Koalicioni i Edi Ramës ka 72 mandate, ai i Lulzim Bashës 57, ndërsa LSI me 11 mandate, duke humbur 5 nga dalja vetëm në zgjedhje.

Llogaritë e bëra së bashku me ekspertët zgjedhorë tregojnë se LSI humbet një mandat në Berat për shkak të uljes së numrit të deputetëve në qark nga 8 në 7, humbet një mandat në Elbasan, një në Fier, një në Lezhë, dhe një në Tiranë.

Shumica e partive të tjera të vogla nuk kanë ndryshime, pavarësisht konfigurimeve të koalicioneve.

Edhe me socialistët në koalicion, sipas rezultateve të 2013-s, PDIU merr 6 mandate që çojnë në 71 mandatet e koalicionit të Edi Ramës, që i shtohet edhe një mandat në Tiranë nga FRD-ja e Bamir Topit.

Këto rezultate mund të ndryshojnë me realitetin elektoral më 18 qershor, por janë një bazë që partitë të bëjnë lëvizjet taktike deri në momentin e fundit. Ndoshta, prandaj Edi Rama u shfaq i qetë të mërkurën dhe për herë të parë foli për një fushatë jo në koalicion me LSI-në.

“Ne nuk po presim LSI-në. Ne po ecim drejt në rrugën tonë bashkë me LSI dhe do shkojmë në zgjedhje secili me programin e vetë, me alternativën e vetë, pavarësisht se jemi apo s’jemi në një koalicion dhe shqiptarët do të gjykojnë. Ku është problemi këtu?”, tha Rama në një emision televiziv.

Problemi mund të jetë, sepse LSI ka treguar sukses në lëvizjet e minutës së fundit dhe ndërkohë që trendi i partisë së Metës ka përcaktuar se kush qeveris në vend që nga viti 2005, historia ka treguar se mandatet qeverisëse me numrin magjik, por minimal të deputetëve, 71 kanë qenë të mundimshme për vendin. Ndoshta kjo është arsyeja pse Rama i referohet aleancës me LSI si “koalicioni i reformave”, magjia e të cilave zakonisht prishet pikërisht nga numri 71.

/ top-channel.tv/

Etiketa: 72 mandateFRDLSIPDIUPS

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
I jepet lamtumira e fundit Dritëro Agollit

I jepet lamtumira e fundit Dritëro Agollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com