Sikur Fatmir Xhafaj… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sikur Fatmir Xhafaj…

09:23 | 18/03/2017
në Opinion
0

Nga Desada Metaj

Fatmir Xhafaj do të jetë ministri i ri i Brendshëm i Shqipërisë. Në pritje të dekretit të Presidentit të Republikës, “Ylli” i reformës në drejtësi ka ngjallur interes për foton që qarkullon prej kohësh me ish-dikatatorin, Enver Hoxha.

Si një nxënës i shkëlqyer dhe me biografi të mirë për kohën kur është bërë foto, ministri i ri i brendshëm është shfaqur në rininë e hershme në podiumin më të lartë të sistemit diktatorial, ndoshta dhe për shkak të moshës, kjo nuk ka qenë as një zgjedhje personale. Por foto padyshim që e ka ndihmuar edhe gjatë kohës së shkollimit të tij si jurist, si shumë të rinj të asaj periudhe që shfrytëzonin mundësitë për t’u arsimuar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Sikundër edhe emërimi i tij si hetues në fillim të viteve ’80 është diçka që ka lënë gjurmë në formimin e tij si jurist. Jo çdokush emërohej në poste kaq delikate dhe të rëndësisme të sistemit diktatorial.

Opinion.al ka siguruar faksimile të një prej vendimeve që Fatmir Xhafa ka dhënë ndërkohë që ushtronte funksionin e prokurorit në qytetin e Krujës. Në letrat e siguruara, shihet qartas hetimi që ka nisur për një shitëse pas një kontrolli ku janë vërejtur abuzime financiare. Pa folur për shifrat dhe nisjen e hetimit me firmën e Xhafajt në vitin e largët 1985, kjo çështje pa dyshim do t’a çonte shtetasen në fjalë në burg dhe me këtë rast jeta e saj dhe e familjarëve do të shndërrohej në skëterrë. Shumëkush mund të pretendojë se i tillë ishte ai sistem, se vjedhja dënohet kudo dhe se Fatmir Xhafaj nuk ka bërë asgjë tjetër veç detyrës. Por po t’i shqyrtosh me radhë faktet, diçka nuk shkon.

Së pari, Fatmir Xhafaj ka qenë prokuror në vitet e fundit të regjimit, atëherë kur pas vdekjes së diktatorit u duk se gjërat po zbuteshin disi. Por askush deri më sot, as ai vetë nuk ka dalë të deklarojë publikisht a ka hetuar politikisht njerëz, a ka marrë vendime që mund të kenë çuar njerëz në burg apo internim.

Faksimilet e siguruara, sot nga ne, janë vetëm një pjesë e shumë vendimeve apo hetimeve që z.Xhafa ka bërë gjatë kohës që ka qenë hetues në Krujë. Është detyrë e medias të hetojë më tej, por kryesisht e ministrit të ri, njëkohësisht edhe e kryetarit të komisionit të ligjeve që të na shpjegojë deri kur dhe ku i ka ushtruar kompetencat e tij në diktaturë.

Së dyti, Fatmir Xhafa mund të jetë padyshim një jurist i zoti. Këtë unë nuk mund ta gjykoj lehtësisht, edhe pse reforma në drejtësi që ai udhëhoqi po rezulton e dështuar në çdo hallkë të saj. Në fakt, kjo nuk është një surprizë për ata që kanë ndjekur nga afër reformën në drejtësi, ku spikaste kundërshtimi i fortë i Fatmir Xhafës për të gjetur konsensus si me opozitën edhe me aleatin e vet, LSI-në, pa votat e të cilës reforma nuk do të ekzistonte.

Sot, LSI, duket të jetë më e pakënaqur edhe se vetë PD-ja për këtë emërim, pasi në disa raste ajo e ka bërë përgjegjës publikisht Fatmir Xhafën për nene të hartuara në fshehtësi dhe pa miratimin e anëtarëve të komisionit.

Por, as kjo nuk mund ta penalizojë Fatmir Xhafën që të kryejë detyrën e tij si ministër. Madje as dosja e shumëpërfolur e të vëllait procesi gjyqësor nga të cilit vijon prej shumë kohësh në Itali si anëtar i një bande ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike.

As dyshimi se një dosje e gjykimit të vëllait të ministrit të ri është”zhdukur” nga Gjykata e Vlorës nuk mund ta penalizojë Fatmir Xhafën më shumë se  shërbimi i tij  si ish hetues i kohës së komunizmit.

Vetëm një gjë do t’a legjitimonte drejtimin e Fatmir Xhafës në Ministrinë e Brendshme, ndjesa publike për të kaluaren e hetuesit Fatmir Xhafaj! Fatkeqësisht një pendesë të tillë nuk e kemi parë. Përkundrazi! Ministri i mëruar tek Punët e Brendshme e ka fshehur në CV-në e tij këtë fazë të karrierës dhe, njësoj si kryeministri, ka votuar propozimin e opozitës që reforma në drejtësi të përjashtojë nga sistemi hetuesit e diktaturës dhe njerëzit e Sigurimit të Shtetit.

A është e drejtë që kjo të quhet hipokrizi? Besoj se po. Sepse ishte Partia Socialiste ajo që ankimoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e lustracionit të qeverisë së PD-së. Një ligj që nëse do të pranohej nga Gjykata Kushtetuese, do të nxirrte menjëherë jashtë sistemit jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët me vendime politike në regjimin komunist, por edhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, drejtuesit e lartë të diktaturës apo hetuesit, që sot, kanë veshur kostumin e politikanit të reformuar. Me gjasë, vetë Fatmir Xhafa.

Ndërkohë që ndjeshmëritë e atyre që janë vrarë dhe përsekutuar në diktaturën komuniste mbeten në dorën e presidentit Nishani, nëse do ta dekretojë apo jo emërimin e hetuesit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme të një vendi anëtar të NATO-s.

67109583412

Etiketa: Desada MetajFatmir XhafajGjykata e VlorësGjykata Kushtetueseish-hetuesSigurimi i Shtetit

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dako lëshon “grupin ushtarak” për të rrahur protestuesit

Dako lëshon "grupin ushtarak" për të rrahur protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com