Sikur Edi Rama të mos kishte folur për Kosovën? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sikur Edi Rama të mos kishte folur për Kosovën?

08:30 | 16/10/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Nëna nuk zgjidhet, të bie në pjesë. Dhe kur ndahesh prej saj, e krijon familjen tënde, nuk e ndalon dot të kujdeset për ty. Kosovës i “ka rënë” në pjesë Shqipëria si nënë. Edhe Enver Hoxhët!

I postova dje këto pak rreshta, kur pashë se dalldia e sulmeve kundër Kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë, ishte kthyer në sport kombëtar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edi Rama është vënë nën akuzë se ka folur në Forumin e Beogradit, për çështjen e minierës së Trepçes dhe e ka konsideruar pasuri të Kosovës, ka folur për çështjen e ushtarakut të Kosovës, rrëmbyer nga policia serbe, ka folur për nevojën e dialogut Kosovë-Serbi dhe për nevojën që Serbia ka për të njohur Kosovën. Ndryshe nga vizita e parë në Beograd, ku Rama tha vetëm një nga këto katër çështje, atë që Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe u prit si hero në Kosovë, këtë radhë duket se ka një përpjekje për t’i treguar Edi Ramës kufirin, si një Kryeministër që nuk ka punë me Kosovën.

E gjitha duket se është vijë zyrtare e qeverisë së Kosovës dhe mediave rrotull saj, për të ndaluar Kryeministrin e Shqipërisë të flasë rreth Kosovës.

Arsyet mund të jenë që nga frika e defaktorizimit si lidership politik, e deri tek inatet e vogla politike me Edi Ramën, që janë me shumicë dhe në Shqipëri, dhe jo më në Kosovë.

Por. po e lë mënjanë këtë që po ndodh dhe për një moment të përfytërojmë që Edi Rama të mos kishte folur asnjë fjalë për Kosovën. Kur të flitej për Trepçën, të ishte duke shkëmbyer sms me Fugën, për ndojë hall të tij, kur të flitej për nevojën e njohës së Kosovës nga Serbia, të kruante kokën, kur të flitej për dialogun Serbi-Kosovë, t’i fliste në vesh Vuçiçit, duke i treguar ndonjë barcaletë, e gjëra të ngjashme. Që Rama nuk është se nuk i bën.

A e përfytyroni dot, se cili do të ishte reagimi i Kosovës, por dhe i Tiranës? Edi Rama do ishte para togës së pushkatimit. Dhe me të drejtë!

Kryeministri i Shqipërisë e ka për detyrë të flasë për Kosovën, pikësëpari si detyrim kushtetues. Në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë, njihet detyrimi i Republikës së Shqipërisë për gjithë shqiptarët në rajon dhe askush nuk mund t’i bëjë bisht si Kryeministër këtij detyrimi. Kushtetuta e Shqipërisë, është hartuar para se të bëhej shteti i Kosovës. Por dhe nëse do të ribëhet pas, ky detyrim nuk ka për t’u hequr kurrë.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë ka rëndësi për rajonin, kur flet për shqiptarët jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë, pasi shteti i ri i Kosovës, po pranohet me vështirësi për shkak se është shteti i dytë shqiptar në Ballkan, dhe jo se janë azerë apo baskë. Problemi që ka rajoni me ta, është se janë shqiptarë, dhe për këtë shkak rëndësia e qëndrimeve të kryeministrit të Shqipërisë në çdo debat për Kosovën, është vendimtare. Është diçka që Shqipërisë i ka rënë në hise, dhe duhet  të përballet me të.

E dënueshme do të ishte nëse Edi Rama do të përdorte problemin e Kosovës për nevoja politike dhe elektorale në Shqipëri. Për hir të së vërtetës, kjo është diçka që nuk ndikon në politikën e brendshme shqiptare, ndaj dhe askush nuk ka interes ta bëjë. Përkundrazi, e vetmja gjë që mund ta ndihmojë Edi Ramën brenda vendit në këtë periudhë të vështirë për të, është kjo vërsulja histerike kundër tij në Kosovë, pa sens dhe pa arsye thelbësore, përse e sulmojnë.

Po e sulmojnë se ka folur! Po të mos fliste do ta sulmonin dhe më keq.

Pra, duket thjesht se ka një përpjekje në Prishtinë, për të qenë nervozë me Tiranën, për të kontestuar çdo qëndrim të saj. Dhe kjo përpjekje është politike. Nuk di nëse i duhet LDK, PDK, AAK, apo dikujt tjetër, por di të them që kanë zgjedhur rrugën e gabuar, për t’i bërë dëm Edi Ramës, nëse është ky vërtet synimi i tyre. Kjo nuk e dëmton Edi Ramën në Shqipëri. Edi Ramën në Shqipëri e dëmton qeverisja e keqe, korrupsioni, varfëria dhe probleme të tjera të jetës shqiptare. Kjo vetëm sa e ndihmon. Ndaj nëse e kanë me Edi Ramën, duhet të gjejnë diçka që e dëmton vërtetë.

Nëse e kanë për të mbajtur larg Shqipërinë nga Kosova, është punë tjetër. Siç e theksova dhe në fillim, Shqipëria është si ajo nëna që ti nuk e zgjedh dot, por thjesht të bie në pjesë. Ajo nuk mërzitet pse dikush nga fëmijët e saj, do ta mbajë larg. Ajo është aty, me derë hapur kur ata nuk kanë ku të shkojnë.

/gazetatema.net/

Etiketa: detyrim kushtetuesedi ramaEndri FugakosoveMero BazeTrepçavërsulja histerike

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Akoma gjallë është rospia?

Pyetje titistëve të “kombit” kosovar: Jeni me cicat e Cecës apo Nënë Terezën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com