Si vritej dhe vritet gjuha shqipe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si vritej dhe vritet gjuha shqipe

10:00 | 22/03/2021
në Kryesore
0

shkruan Fahri Xharra

E donin vdekjen e gjuhës shqipe; nuk mund ta duronin se Thoti fliste shqip. Nuk mund të duronin se si e thotë Petro Zheji: “Sanskrishtja është bijë e shqipes”, nuk mundeshin ta paramendonin që shqiptarët e varfëruar të nxënin se gjuha shqipe është lingua primeva (gjuhë e parë) dhe se “gjuha shqipe rri me mënjanë, si gjuhë origjinale: e pandryshueshme dje, jo e përzier në trungun e saj si sanskrishtja, greqishtja, latinishtja dhe gjuhët tjera që rrjedhin syresh” (Jeronim De Rada).

“Thelbi dhe baza e historisë nuk mund të ndryshohet, ajo mund të interpretohet sipas interesave të ditës, por kurrsesi nuk mund të ndryshojë”. “Gjuha shqipe në Evropë është e vetmja gjuhë e ndaluar me ligj për shekuj të tërë. Nuk ka një gjuhë tjetër indoevropiane që është e ndaluar si shqipja dhe kjo ende nuk është shpjeguar nga historigrafia shqiptare”.

Read more

“Gënjeu policin dhe u zhduk drejt varrezave” – detaje nga arratisja në Durrës –

Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë –

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

Shkrimtari ynë i njohur, Ismail Kadare ka shkruar rreth problematikës në mes Turqisë dhe Shqipërisë. Ai thotë se po tregon të vërtetën që ka ndodhur në mes shqiptarëve dhe turqve. Sipas Kadaresë, më 1887 në Shqipëri ka patur tre mijë shkolla. Nga këto, Kadare rendit një mijë e dyqind shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, treqind shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin. Kadare shton se Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe. “Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq; katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar”,- thotë Kadare.

Shkrimi i shqipes në Jug njihet se ka filluar në shekullin XIV, sigurisht me alfabetin grek. Por, duke filluar nga shekulli i XVIII kishte nga ata që mendonin se gjuha shqipe duhej të shkruhej me një alfabet të veçantë që nuk do të ishte as arab, as grek, as latin, apo cirilik. Ndër ta mund të përmendet J. Vellarai, si edhe Th. Haxhifilipi që u vra nga kisha fanarjote dhe më pas ia dogjën shkrimet. Përpjekjet për të futur shqipen në kisha dhe në shkolla, sollën acarime midis kishës greke dhe shqiptarëve. Qëndrimi i grekëve ishte i qartë: djegje alfabeteve të veçanta dhe vdekje autorëve të tyre, ndërsa shqipja do të lejohej vetëm për mësimin e greqishtes. Grekët u tërhoqën paksa. Tashmë, gjuhës shqipe nuk i mohohej shkrimi, në qoftë se bëhej në favor të greqishtes, mjafton që të mos shkruhej me shkronja të posaçme. Por Naum Veqilharxhi mendonte që sipas këtij plani, vërtetë shqipja shkruhej dhe lëvrohej, por ideja e krijimit të kulturës shqiptare nuk realizohej dhe për më tepër, shqiptarët do të vazhdonin të ishin të ndarë sipas feve, ose më mirë, sipas alfabeteve. Me veprën e tij, Naum Veqilharxhi do të tejkalonte kështu qëndrimin e V. Meksit dhe G. Gjirokastritit, që shqipëruan Dhiatën e Re duke përdorur kryesisht shkronjat greke.

Pse Kisha greke e Athinës është dhe ishte historikisht mëkatare ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve?

Marrëveshja greko-ortodokse me osmanët ishte: “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë patur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim”. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme.

Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla, prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Një detaj:  “Pandeli Sotiri jepte mësim e drejtonte shkollën me armën ngjeshur në silahe, për t’u mbrojtur fizikisht nga armiqtë e jashtëm dhe atyre që ishin vegël e tyre, sepse hapja e shkollës shqipe në Korçë dhe ajo nga i vëllai në Pogradec, e tërbuan reaksionin, grekoman dhe atë të Patrikanës së Stambollit. Dhe kjo: “Agjentët e Patrikanës, që e flakën Pandeli Sotirin, nga dritarja e katit të tretë të banesës, zhdukën bashkë me të, edhe lejen e Perandorisë për shkollën shqipe të Korçës”.

Kisha greke e Athinës, të cilën Faik Konica e quan me përçmim “klerikaja greke”, është kryekëput mëkatare ndaj KOASH dhe ndaj patriotëve shqiptarë. Patriarkana e Kostandinopojës, si institucion i lartë shpirtëror i ortodoksisë, lypset të reagojë fuqimisht e publikisht për këto mëkate të rënda të Kishës greke, qoftë historike, qoftë aktuale. Le të kërkohet falje publike në respekt të ortodoksëve dhe popullit shqiptar dhe le të jepet, si provë e parë, një meshë e posaçme për tërë martirët e ortodoksisë shqiptare që presin, as më shumë e as më pak, veçse të shenjtërohen. Është një kërkesë e lartë e ortodoksëve të vërtetë shqiptarë, të cilët duan të kenë shenjtët e tyre, udhëheqësit e tyre shpirtërorë.

Faik Konica shkruante: “Të krijosh një shkollë shqipe në këtë vatër me pasione të ndezura fetare, do të thoshte t’u ndërroje drejtimin mendjeve për t’u marrë me të tjera halle më të mëdha, t’u çelje horizonte më të gjera: t’u ngjallje atyre njerëzve të ashpër vetëdijen për kombësinë e tyre, t’i afroje rrjedhimisht me njëri-tjetrin dhe të shuaje sherret shterpë të tyre, nga të cilat nxirrte përfitim të madh vetëm qeveria e Madhërisë së Tij Sulltanit. Të përpiqeshe të krijoje një shkollë të tillë në një mjedis të tillë dukej si e kotë”.

Për fat të ligë, edhe  fanatizmi i shqiptarëve muhamedanë nuk mbeti as ai pa u vënë në veprim. Disa funksionarë të vegjël ia nisën nga intrigat, duke thënë se të dërgoje fëmijët në shkollë shqipe binte ndesh me mësimet e Kuranit; e këtë e bënin për favoret e tyre nga Sulltani.

Gjuha shqipe duhej të vdes; ajo vritej. Shkronjat shqipe e kanë historinë e tyre të përgjakur. “Gjithsecili prej nesh ka fatin e tij, madje dhe shkronjat kanë pasur fatin e tyre, sidomos shkronjësit e tyre. Shpesh këto shkronja kanë ndjerë ngrohtësinë e gjakut të atyre që i krijuan, apo hidhërimin e helmit që mori jetën e atdhetarëve të mëdhenj. Petro Nini Luarasi vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit (marrëveshje shekullore).

Kush ia mësynte të hapë shkollë, nuk kishte asnjë dyshim; nuk do ta kishte aspak të lehtë. Me të mbërritur atje (kudo në Shqipëri) do të nisnin edhe përgatitjet për vdekjen e tij. Vdekjet e parapërgatitura janë gjithmonë të frikshme.

Nuk mundem më shumë, ju falemnderit për vëmendjen!

Referencat

Prof. Dr. Fedhon Meksi, “Lufta në mes shqipes dhe greqishtes”

Monet Maneshi, “Faik Konica: Histori dhe aktualitet”

Faik Konica, “Historia e Shkollës Shqipe të Korçës”

Jahë Sadrija: “Pandeli Sotiri (1843-1891) – Mësues i Popullit”

Irma Ceka, “Pandeli Sotiri fati tragjik i drejtorit te Mësonjtores”

Vepror Hasani, “Ja si u vra Pandeli Sotiri nga gruaja e tij në bashkëpunim me Patriarkanën”

Etiketa: bijë e shqipesFahri Xharragjuha shqipehistoria e shqiptarevePandeli SotiriPetro ZhejisanskrishtjaSerge MetaisSi vritej dhe vritet gjuha shqipe

Të Lidhura

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

“Gënjeu policin dhe u zhduk drejt varrezave” – detaje nga arratisja në Durrës –

nga 27
14:30 | 13/01/2026
0

Një i burgosur, i shtruar në infektivin e spitalit te Durrësit për probleme shëndetësore, është arratisur. I arratisuri është Altin...

Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë –

Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë –

nga 27
14:16 | 13/01/2026
0

Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë, pas protestës së zhvilluar në Bashki, por as në takimet...

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

nga 27
14:00 | 13/01/2026
0

I burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34 vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, u arratis...

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

nga 27
13:48 | 13/01/2026
0

Një ngjarje që ka tronditur qytetin e Durrësit ka ndodhur sot në Spitalin Rajonal, ku paraburgosuri Altin Ndoci ishte shoqëruar...

Para
Dështimi i plotë/ Ministria e Mbrojtjes qytetarëve: Mos dilni nga shtëpitë!

Reshjet e dendura të dëborës, ARRSH: Ja rrugët që kalohen vetëm me zinxhirë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

“Gënjeu policin dhe u zhduk drejt varrezave” – detaje nga arratisja në Durrës –

14:30 | 13/01/2026
Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë –

Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë –

14:16 | 13/01/2026
U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

14:00 | 13/01/2026
Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

13:48 | 13/01/2026
Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –

Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –

13:28 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Gënjeu policin dhe u zhduk drejt varrezave” – detaje nga arratisja në Durrës –
  • Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë –
  • U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –
  • Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –
  • Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –
  • Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Gënjeu policin dhe u zhduk drejt varrezave” – detaje nga arratisja në Durrës –
  • Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com