Si po manipulohen shifrat/ Mjekja: 210 pacientë vetëm te Sanatoriumi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po manipulohen shifrat/ Mjekja: 210 pacientë vetëm te Sanatoriumi

12:40 | 10/08/2020
në Kryesore
0

Shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë këtë të diel raportuan për 112 pacientë të konfirmuar me koronavirus në dy spitalet Covid 1 (reparti infektiv) dhe Covid 2 (Shefqet Ndroqi).

Marjeta Dervishi, nga ISHP tha se 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të tyre të intubuar. por sa të vërteta janë këto të dhëna? A po na gënjejnë me situatën e pandemisë? Deklarata e mjekes Silvana Bala, shefe e pneumologjisë tek spitali Shefqet Ndroqi për klan hedh dyshime të forta se shifrat e viktimave dhe të të shtruarve në spital po manipulohen.

Nëse zyrtarisht në dy spitale pranohet se janë 112 të shtruar, Silvana Bala tha se vetëm tek “Shefqet Ndroqi” janë 210 të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë virusin Covid në mushkëri.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Nga tamponi, shumica e pacientëve rezultojnë negativë, por virusin këta pacientë e kanë në mushkri tha mjekja, ndërsa pranon problemet e tyre me frymëmarrjen. “Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi” ka thënë mjekja.

Mjekja shpjegon se virusi ështe vendosur thellë në rrugët e frymëmarrjes dhe nuk kapet nga tamponi. “Covid me test nazofaringial del në ditët e para.

Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme janë prekur. Është vendosur pneumonia” thotë mjekja.

Deklarata rrëzon shifrat zyrtare të raportimeve të përditshme të ISHP-së. Në këto raportime flitet për raste të reja “të konfirmuara”, pra vetëm ato pacientë që rezultojnë pozitivë përmes testit të tamponit dhe jo për gjendjen reale të situatës në spital.

Më thjesht, nëse një pacient shtrohet në spital dhe ka të gjitha simptomat e Covid, edhe nëse në pamjet e imazherisë rezulton me të gjitha shenjat e virusit në mushkëri, por del negativ me tamponin, ai nuk konsiderohet i semurë me Covid. Pikërisht për këtë mjekja Silvana Bala hodhi alarmin se gjendja në spitale është shumë më e rënduar se sa flitet zyrtarisht.

Një deklaratë të ngjashme bëri edhe infeksionisti Pëllumb Pipero pak ditë më parë, por ajo kaloi pa jehonë. Me qetësinë më të madhe, Pipero që vuri në dyshim shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kur tha se të prekurit me covid duhet të jenë dy apo tre herë më shumë.

“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën,”– tha Pipero gjatë një interviste për abcneës, duke pranuar se shifrat zyrtare janë të rreme.

Deri më tani, dyshimet për rastet e reja dhe viktimat nga Covid ishin pjesë e thashethemnajës të përditshme, por duket se këto dy deklarata hapin një çështje të rëndësishme si ajo e manipulimit me të dhënat zyrtare të pandemisë dhe me vetë trajtimin e rrezikut të koronavirusit sipas midesë dhe interesit të qeverisë.

Prej muajsh është premtuar tashhmë hapja e dy spitaleve Covid 3 dhe covid 4, por nuk dihet pse asgjë nuk është bërë.

/Lapsi/

Etiketa: 210 pacientëCOVID-19manipulimMjekjaSanatoriumi

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Vlorë/ Sherr me thikë brenda një lokali, dyshohet për 2 të plagosur

Zhduket nëna me vajzën 2 vjeçare në Vlorë, bashkëshorti bën kallëzimin në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com