Si po i zbaton Rusia ligjet për të heshtur kritikët e luftës në Ukrainë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po i zbaton Rusia ligjet për të heshtur kritikët e luftës në Ukrainë?

21:28 | 04/09/2022
në Uncategorized
0

Një numër gjithnjë e në rritje i rusëve po ndiqen penalisht në bazë të ligjeve të reja që kanë për qëllim të mbysin kritikat ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak”. Më poshtë mund të mësoni se për çfarë ligjesh bëhet fjalë dhe si po zbatohen ato: Çfarë ligjesh të reja ka miratuar Rusia pas 24 shkurtit?

Rusia ka futur shtesa në dy nene të rëndësishme të Kodit Penal, përmes një ligji të miratuar më 4 mars. Neni 208.3 thotë se “veprimet publike që synojnë diskreditimin e përdorimit të forcave të armatosura të Federatës Ruse” dënohen me gjobë dhe burgim minimalisht deri në tre vjet për shkelje më të vogla dhe për shkelje më të rënda, që mund të shkaktojnë dëme në jetë, pronë, rend dhe siguri publike, dënimi është deri në pesë vjet burgim.

Neni 207.3 thotë se “shpërndarja e qëllimshme e informacionit të rremë në publik lidhur me përdorimin e forcave të armatosura të Federatës Ruse” dënohet me gjobë dhe burgim deri në tre, pesë, 10 ose 15 vjet burgim, në varësi të rrethanave dhe nëse vepra penale ka pasur “pasoja të rënda”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Cili është dallimi midis këtyre dy veprave penale?

Sipas mediave ruse, Ministria e Drejtësisë ka publikuar një manual për hetuesit dhe gjykatësit, përmes të cilit shpjegohet se si bëhet dallimi midis diskreditimit të ushtrisë dhe veprës më të rëndë penale, asaj të përhapjes së informacioneve të rreme.

E përditshmja Kommersant citoi manualin të thoshte se bërja e “një deklarate për një fakt të rremë” në vend të shprehjes së një opinioni, konsiderohet përhapje e lajmeve të rreme.

Sa raste janë që po ndiqen penalisht për këto vepra penale?

Pavel Chikov, avokat për të drejtat e njeriut, tha se rreth 3.500 raste janë iniciuar për diskreditimin e ushtrisë. Sipas tij, pothuajse të gjithë personat e përfshirë në këto raste janë gjetur fajtorë.

Këto raste fillimisht ishin trajtuar si “shkelje administrative”, duke bërë që dënimet të ishin vetëm me gjobë, por kushdo që më pas flet sërish kundër luftës, rrezikon të përballet me ndjekje penale, tha Chikov.

Mbi 85 raste penale të lidhura me “informacione të rreme” janë hapur deri në fillim të gushtit, sipas të dhënave të Agora Legal Group, një shoqatë për të drejtat e njeriut.

Rasti i parë i këtij lloji, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, u hap vetëm një javë e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Por, që atëherë janë hapur edhe raste të tjera. Më poshtë mund të mësoni për disa prej rasteve më të shquara, sa i përket shkeljes së ligjeve ruse që kanë për synim të shtypin kritikat ndaj luftës në Ukrainë.

Yevgeny Roizman – ish-kryetari i Jekaterinburgut, qytetit të katërt më të madh në Rusi, vazhdimisht i ka përshkruar veprimet e Moskës në Ukrainë si luftë dhe pushtim. Ndaj tij është ngritur akuzë për diskreditim të forcave të armatosura. Një gjykatë ruse javën e kaluar ia ndaloi atij pjesëmarrjen në ngjarje publike, përdorimin e internetit apo mjeteve të komunikimit pa marrë leje paraprake. Atij i lejohet që deri më 29 shtator të komunikojë, pa marrë leje nga autoritetet, vetëm me avokatin dhe familjarët e tij.

Andrei Novashov – gazetari i Realiteteve të Siberisë, një projekti të Radios Evropa e Lirë, aktualisht gjendet në paraburgim. Ai kishte ripostuar një tekst në faqen e tij në rrjetet sociale lidhur me bombardimet ruse në qytetin ukrainas të Mariupolit. Novashov mund të përballet deri me 10 vjet burgim.

Marina Ovsyannikova – ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus, që protestoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë kundër luftës së Kremlinit, doli edhe në protesta në rrugë. Që atëherë, ajo është gjobitur dy herë dhe më herët gjatë këtij muaji, ndaj saj u ngrit akuzë për shpërndarje të informacioneve të rreme lidhur me forcat e armatosura ruse. Për këtë vepër penale, sipas avokatit të saj, Ovsyannikova mund të dënohet deri me 10 vjet burgim. Aktualisht, ajo gjendet në arrest shtëpiak.

Ilya Yashin – lider opozitar që sipas hetuesve akuzohet se ka gënjyer për ushtrinë përmes një videoje në YouTube. Ai, siç pretendojnë autoritetet, kishte gënjyer për veprimet e ushtrisë ruse në Buça, afër Kievit. Në këtë vend, Moska mohon se trupat e saj kanë kryer mizori. Yashin gjendet në paraburgim që nga qershori dhe mund të dënohet me 10 vjet burgim nëse gjendet fajtor për akuzën e përhapjes së informacioneve të rreme.

Vladimir Kara-Murza – aktivisti opozitar u ndalua më 11 prill. Ai u kishte thënë ligjvënësve amerikanë nga Arizona se presidenti rus, Vladimir Putin, po “lëshon bomba thërrmuese në zonat e banuara, në spitale e shkolla”. Ai gjendet në paraburgim dhe mund të përballet me 10 vjet burgim nëse gjendet fajtor për akuzën e përhapjes së informacioneve të rreme.

Alexei Gorinov – këshilltar i qarkut të Moskës në korrik u dënua me shtatë vjet burgim për përhapje të informacioneve të rreme, sipas nenit 207.3 të Kodit Penal rus. Ai kishte deklaruar gjatë një mbledhjeje të këshillit të këtij qarku, të mbajtur në mars, se “çdo ditë po vdesin” fëmijë në Ukrainë.

/REl/

 

 

 

Etiketa: analizëkritikeluftëRELRusiukraine

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Balliu: Rama po harxhon paratë e shqiptarëve për ndjekës fals në facebook

Balliu: Rama po harxhon paratë e shqiptarëve për ndjekës fals në facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com