Si ka degraduar treni Tiranë–Durrës, makinisti: Të kap guri dhe të çan kokën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ka degraduar treni Tiranë–Durrës, makinisti: Të kap guri dhe të çan kokën

20:02 | 14/07/2018
në Shqiperi
0

“Këta trena janë të vjetër prej 30 vitesh e kusur, por me këto trena po punojmë”.

Makinisti i trenit të linjës Tiranë – Durrës duket i dorëzuar. Tashmë e di se nuk e frenon dot degradimin e pajisjeve të kabines ku ka punuar prej 36 – vjetësh.

Njeriu e ka përshpejtuar degradimin e pashmangshëm që sjell koha. Në asnjë prej 7 vagonëve nuk gjen xhama të plotë. Janë të gjithë të thyer. Të qëlluar me gurë nga jashtë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Të kap guri dhe të përfundon në fytyrë, të çan kokën”.

Pasagjerët, që sa vijnë e pakësohen, janë mësuar me këtë pamje dhe qëndrojnë indiferentë.

Lokomotiva i tërheq zhurmshëm sikur varritën nëpër shinat e konsumuara dy vagonët e ndryshkur që i kanë mbetur.

55 kilometra në orë, kjo është shpejtësia maksimale që arrin ky mjet. Ata pak pasagjerë që ngjiten në këta vagonë s’e kanë nga besnikëria, por nga halli.

Nga Kashari, ku është transferuar tani stacioni më i afërt me Tiranën, e deri në Durrës, duhet afro 1 orë. Është një udhëtim sa i parehatshëm, aq edhe i pasigurt.

“Me grafikë është për 45 minuta nga Tirana në Durrës, por grafiku edhe kapet edhe jo, sepse me këto kushte është e pamundur të kapet. Nëse të del një veturë, duhet të ulet shpejtësia. Çfarë ti bëj unë kësaj kalese, nëse aty ka një makinë apo kamion”.

Rrugëkalimet e paligjshme apo njerëzit që kalojnë mbi shina, janë shqetësim i përditshëm për makinistin.

Kjo linjë, si të gjitha të tjerat që funksionojnë në Shqipëri, nuk është rentabël. Rezulton me një humbje prej miliona Lekësh. Hekurudhat mbahen në këmbë vetëm nga subvencionimi nga shteti.

“Transporti i mallrave është e vetmja e ardhur që mund të marrë  hekurudha nga transporti hekurudhor, qarkullimi i trenave është me subvencionim nga udhëtarët nga shteti rreth 400 milionë Lekë, pasi është transport publik. Përsa i përket vitit të kaluar, transporti i udhëtarëve ka qenë 3.4 milionë Lekë, edhe pse ka qenë 5.5”.

Kushtet janë arsyet që pasagjerët po e braktisin.

“Krahasuar me vite më parë interesi i qytetarëve për të udhëtuar me tren ka rënë ndjeshëm dhe kjo për disa arsye, vjetërsia e infrastrukturës hekurudhore, vagonët nuk kanë kushte për udhëtarët, as sistem ngrohje dhe ftohje. Numri i udhëtarëve u ul shumë edhe për spostimin e linjës së stacionit të trenit”.

Në fund të këtij viti pritet të nisin punimet  për rikonstruksionin e hekurudhës Tiranë- Durrës, e cila pritet të përfundojë në 2020. Sipas projektit të financuar nga Bashkimi Europian dhe një kredi të butë nga BERZH, treni do të punojë me naftë dhe çmimi i biletës për person do të variojë mes 1 dhe 2 Euro. Nese do të vendoset për linjë elektrike, ajo do të kushtojë rreth 12 milionë Euro më shumë.

https://tvklan.al/hekurudha-si-ka-degraduar-treni-tirane-durres/

 

Etiketa: DurrëshekurudheTiranetren

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rama do ndërtojë kulla te Galeria e Arteve dhe Muzeu Kombëtar

Manjani: Nëse ja lyp një femre, harrohesh në burg! Nëse shet femra je i nderum!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com