Si më gjeti Viti i Ri në Lin, vendi ku dua të kaloj pleqërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si më gjeti Viti i Ri në Lin, vendi ku dua të kaloj pleqërinë

11:20 | 05/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Fjorda Llukmani

Shumë ndryshe nga rrethi im shoqëror, për të festuar ndërrimin e viteve vendosa mos të dilja për jetë nate. Nuk besoj se kam humbur diçka që se kam bërë herë tjetër, kështu që s’më ngeli pishman. Unë jam kudo nëpër festa dhe s’po pres Vitin e Ri për aheng. Mezi u mbusha mendjen që nuk dal. Vendosa që me datë 1 janar të shkoja në Pogradec. Çohem rreth orës 7 mëngjesin e parë të vitit dhe marr rrugën avash-avash. Sigurisht jo vetëm, tek pullë, por me pak persona, tifozë të qetësisë e jo zhurmave.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Gjatë udhëtimeve të mia brenda dhe jashtë Shqipërisë, janë disa vende që ëndërroj të kaloj pleqërinë. Lini në Pogradec është njëri prej tyre. Nuk e kisha vizituar asnjëherë nga afër, por sa herë më kalonte rruga e imagjinoja veten 70 vjeç duke pirë kafe në oborrin e shtëpisë private buzë liqenit. Tek dëgjonin përrallat e mia, vendosëm ta vizitojmë meqë na dukej i vogël nga larg. Kisha lexuar në Internet që në Lin ndodhej një mozaik që i përkiste epokës së hekurit. Gjetja e mozaikut më dukej e thjeshtë, por nuk ishte  edhe aq.

Fshati Lin ishte me rrugë të vogla që mund të kalojë vetëm një makinë. Shtëpitë dukeshin shumë lezetshëm ngjitur me njëra-tjetrën, me dalje rrugicash në liqen. Tek-tuk shikoje ndonjë plakë duke pastruar para portës me fshesë. Vendi dukej xixë, derisa eca pak më tutje e pashë një pirg të madh plehrash të djegura. Parkojmë makinën dhe nisemi në kërkim të mozaikut. Në fund të rrugicës pashë shenjë shtegu dhe isha e sigurt që kishte rrugë diku atje. “Ne na duket si rrugicë qorre”- ja këpusin këta ekspertët që nuk njohin as sinjalistikën rrugore. “Kjo shenjë në gjuhën e këmbësorëve aventurierë tregon që ka shteg, kështu që hajde e ndjekim se me siguri na çon diku”-u them unë që shyqyr dija diçka. Ndjekim shenjat e futemi në një shteg buzë liqenit, që një Zot ja dinte fundin. Asnjë tabelë, asnjë shkrim se ku jemi ose ku po shkojmë. Zero investimi për turistët. Aman more ca u kushton një tabelë për të orientuar njerëzit, se kuptoj?!

Në Google Maps kisha parë që pranë liqenit kishte toka bujqësore që punoheshin nga banorët e Linit. Secili kujdesej për to dhe dukeshin të mbajtura mirë. Shumicat prej tyre parkonin varkat pranë tokave. Mesa duket çdo banor i Linit kishte një varkë të vogël, sa për të ardhur vërdallë. Tek-tuk nëpër cepa shikoja masive plehrash që ja prishnin lezetin pamjes. Më vjen plasje, por ç’të bëj. Shenjat e shtegut vazhdonin të na ndiqnin derisa u ndodhëm midis dy rrugëve e s’dinim cila ishte e duhura. Nuk do mend që grupi më ndoqi mua, gjoja si më të zgjuarën mes tyre, por e patën gabim. Jo vetëm që s’ju afruam mozaikut, por dolëm komplet në krah të kundërt. Gjithsej kishim ecur 1 orë dhe nuk i thonë pak për aq i vogël sa na dukej Lini nga larg. Ama i ramë rreth e përqark. “Ky mozaiku bën mirë të jetë goxha interesant për t’u parë që t’ia vlejë lodhja”- i thosha vetes. Bëmë si bëmë dhe u orientuam me Google Maps. Shohim një ndërtesë në majë të fshatit dhe kthehemi përsëri mbrapsht. Gjatë kthimit po mendonim të shkonim, apo jo atje sipër, me idenë që mund edhe mos ta gjenim mozaikun e famshëm. Po vdisja për të ngrënë, por nuk doja të hiqja dorë. Ishim aq pranë dhe të iknim pa e parë sikur s’kishte kuptim. Sipas informacioneve, ky mozaik u zbulua në 1969 dhe gërmimet tregonin për një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe deri në mesjetën e hershme. Mozaikët nga ana artistike ngjajnë me stil ballkanik.

Ngjitemi sipër dhe ja më në fund mozaiku! Sa bukur dukej liqeni nga atje lart! E harruam fare për çfarë ishim nisur. U përqendruam tek pamja dhe qetësia që të jepte Lini. Në malin përballë kishte rënë dëborë dhe mjegulla dukej aq bukur pranë liqenit. Në krahun tjetër shikoje fshatin, me çatitë pothuajse njësoj. Nuk hymë dot për ta parë mozaikun pasi ishte i mbyllur me dry e s’kishim ndër mend të kalonim kangjellat. Ama e rëndësishme është që e gjetëm dhe po shijonim pamjen më të bukur të liqenit të Ohrit. Të paktën për mua ashtu ishte. U ulëm në një cep duke bërë llogaritë sa na kushtonte të pleqëronim në Lin. Një skaf i vogël na duhet e për pak minuta je në qytet të Pogradecit, në Ohër, Strugë e ku të duash ti. Me pak fjalë Pogradeci është si një portë për të dalë dhe jashtë shtetit. “Sa bukur që qenka këtu sipër! Bëmë mirë që nuk hoqëm dorë kollaj” – thotë një prej shokëve, që ndërkohë i gërryenin zorrët dhe i pihej ujë. E ç’e do ushqimin kur mbushesh me ajër të pastër Lini?

http://www.dritare.net/2018/01/03/si-me-gjeti-viti-i-ri-ne-lin/1

Etiketa: Fjorda LlukmaniLinpleqeriPogradec

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Reuters: Monedha elektronike Bitcoin si firmat piramidale shqiptare

Reuters: Monedha elektronike Bitcoin si firmat piramidale shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –

08:04 | 16/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

07:38 | 16/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –

07:34 | 16/12/2025
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –

23:26 | 15/12/2025
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025 –
  • Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi –
  • Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
  • Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com