Ish-kreu i Bashkisë Dibër i cili u shfaq në videoskandalin seksual, pretendon kthimin në detyrë
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, kërkon të kthehet në krye të bashkisë Dibër. Ai ka paraqitur ankimim në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra. Lajmi është bërë publik nga avokati i Shukri Xhelilit Ferdinant Ndoja. Ky i fundit e ka depozituar sot kërkesën gjë e cila mban peng procesin e zgjedhjeve të reja në bashkinë Dibër.
Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë Dibër pas publikimit në media të videoskandalit seksual, ku ish-kryebashkiaku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Aktualisht, Shukri Xhelili ndodhet i arrestuar me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda.