• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyhet për në shtator miratimi i shtatë ligjeve të reformës në drejtësi

14:28 | 22/07/2016
në Uncategorized
0

Konferenca e kryetarëve do të vendosë të hënën për kohën, kur do të miratohet ligjet që bëjnë efektive reformën në drejtësi të miratuar me 140 votat e Kuvendit

Konferenca e kryetarëve mblidhet në fillim të javës që vjen për të marrë një vendim për shtyrjen e seancës për miratimin e këtyre shtatë ligjeve. Burime zyrtare pranë shumicës konfirmojnë për 27.al shtyrjen e kësaj seance. Shtyrja për në shtator e miratimit të shtatë ligjeve duket se do të shtyjë me dy muaj edhe nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi. Kjo për shkak se pa miratimin e këtyre shtatë ligjeve refroma në drejtësi e miratuar dje në Kuvend, nuk mund të zbatohet. Shtatë ligjet janë çelësi për të nisur zbatimin e reformës në drejtësi.

Lexo edhe

Gjobitet sponsori i klubit legjendar britanik –

Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

NENSHKRUHET REFORMA NE DREJTESI - /r/n/r/nJUDICAL REFORE SINGED -

Me miratimin e reformës në drejtësi ishte parashikuar që të nisë menjëherë pushimi i institucioneve aktuale dhe ngritja e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, paralelisht me të edhe vetingu. Por me ç’duket i gjithë procesi do të nisë të zbatohet në mesin e muajit shtator, kur dhe nis sesioni i ri parlamentar.

Ndërkohë që situata mes dy partive të koalicionit të majtë, PS dhe LSI nuk duket të jetë kaq e mirë. Këto ditë në media janë shfaqur shumë momente që flasin për një situatë të acaruar mes Ramës e Metës. Këtë e dëshmoi edhe qëndrimi i Metës në më shumë se një rast, kur përmendi si kërcënim qeverinë teknike apo edhe dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Një dalje e mundshme e LSI-së nga koalicioni qeveritar e komplikon edhe situatën me miratimin e shtatë ligjeve të reformës në drejtësi. Megjithëse Meta ishte protagonist i rëndësishëm në arritjen e konsensusit, nuk është krejt e pamundur që në situata të reja politike të ketë ndryshim të qëndrimit të tij edhe për votën e LSI-së për shtatë ligjet. Shtatë ligjet e reformës  kërkojnë 84 vota dhe ishte parashikuar që të votoheshin të enjten e ardhshme në seancë plenare. Justifikimi, me të cilin shtyhet kjo seancë lidhet me kohën që i duhet PD-së të marrë informacion për shtatë ligjet dhe më pas për të rënë dakord për miratimin e tyre. Kjo për shkak se shtatë ligjet janë hartuar, kur opozita kishte bojkotuar komisionin e reformës në drejtësi. Nga dita e hënë deri të enjte më 28 gusht, janë shumë pak ditë për të përmbyllur këtë proces. Burime pranë mazhorancës e kanë konfirmuar shtyrjen e kësaj senace me marrëveshjen e të gjitha palëve. Urojmë që kjo marrëveshje mes palëve të mos shndërrohet në një problematikë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Shtatë ligjet e reformës në drejtësi

-Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “Në ligjin nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

-Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe procesi për shqyrtimin e tij nga Kuvendi.

-Projektligji “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

-Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

-Projektligji “Për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

-Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

-Projektligji “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit te Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Për të miratuar këto shtatë ligje do të duhen 84 vota, të cilat me sa duket nuk do të kenë asnjë problem për t’u arritur, pasi reforma në drejtësi mori 140 votat e Kuvendit. Me miratimin e këtyre ligjeve, parlamenti mbyll punimnet e këtij sesioni.

Etiketa: koalicioni qeveritarKomisioni i reformes ne drejtesikonferenca e kryetarevereforma ne drejtesishtatë ligje

Të Lidhura

Gjobitet sponsori i klubit legjendar britanik –

Gjobitet sponsori i klubit legjendar britanik –

nga 27
16:11 | 23/03/2023
0

Sponsori kryesor i fanellës së Rangers, 32Red, është gjobitur për “përgjegjësi sociale” dhe “dështime kundër pastrimit të parave”. Komisioni i...

Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

nga 27
16:03 | 23/03/2023
0

Aksident në Rrugën e Kombit. Mësohet se një kamion është përmbysur në rrugë, ndërsa dyshohet se drejtuesi i tij ka...

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

nga 27
15:57 | 23/03/2023
0

Shtëpia e Big Brother është kthyer në një “kaos”, ku rrëmuja dhe pisllëku mbizotërojnë në të gjithë vendin. Jori, Lorenci...

Rama ka gjithnjë dikë që… –

Rama ka gjithnjë dikë që… –

nga 27
15:53 | 23/03/2023
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër lidhur me aksionin ndaj “Prestige Resort”, ku u kërkua konfiskimi i...

Para
Kompania turke merr me koncesion Rrugën e Kombit

Kompania turke merr me koncesion Rrugën e Kombit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjobitet sponsori i klubit legjendar britanik –

Gjobitet sponsori i klubit legjendar britanik –

16:11 | 23/03/2023
Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

16:03 | 23/03/2023
Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –

15:57 | 23/03/2023
Rama ka gjithnjë dikë që… –

Rama ka gjithnjë dikë që… –

15:53 | 23/03/2023
Kampionët do ndeshen në Bangkok –

Kampionët do ndeshen në Bangkok –

15:47 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Gjobitet sponsori i klubit legjendar britanik –
  • Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –
  • Luizi hedh atletet e Kristit në pishinë –
  • Rama ka gjithnjë dikë që… –
  • Kampionët do ndeshen në Bangkok –
  • Denoncohet tenderi 128 milionë lekë i Veliajt: Përdor klor të rrezikshëm në pishina –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjobitet sponsori i klubit legjendar britanik –
  • Përmbyset kamioni te Rruga e Kombit, vdes shoferi –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com