Shteti i Braçes, vdekja jonë dhe hienat e propagandës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti i Braçes, vdekja jonë dhe hienat e propagandës

16:55 | 28/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Bilanc lufte në  ditët e fundit në Shqipëri.

Të premten,  më 25 Qershor, në orët e para të mëngjesit, një makinë luksoze me shpejtësi skëterrë, në rrugën Fier Vlorë, godet nga mbrapa makinën me të cilën po udhëtonte një familje e re nga Patosi. E gjithë familja 4 anëtarëshe, dy prindërit bashkë me dy vajzat e mitura Anastasia dhe Eva, u masakruan brenda çarçafit të hekurishteve së Toyotas modeste.

Automjeti i familjarëve po ecte në korsinë e djathtë të rrugës, me shpejtësinë e lejuar të autostradës, me garancitë maksimale që mund të ketë një udhëtar i kujdesshëm…

Në mesnatën e së nesërmes së këtij aksidenti horror, në Velipojë, në hotelin e vëllezërve Gocaj mbërrijnë komshinjtë e Hotel Fantazia. Një atmosferë e tendosur ndjehej prej ditësh mes palëve. Agjensia Kombëtare e Bregdetit (AKB) , autoriteti shtetëror për menaxhimin e zonës bregdetare, kishte bërë një ndryshim në ndarjen e zonës ku do vendoseshin shezlongjet (karriget e gjata) e turistëve. Një pjesë të zonës së vjetshme të Hotelit të Gocajve ua kishte kaluar komshinjve të Ferracakëve.

Ky fakt pranohet nga dy palët në konflikt edhe si burimi i sherrit.

Tetë të vdekur, katër prej të cilëve nën moshën 25 vjeç…Pesë prej tyre krejt të pafajshëm e në zbatim të të gjitha ligjeve dhe rregullave që funksionon shteti. Turistë të tmerruar morën rrugët natën për të mos u kthyer më në këtë xhungël, të tjerë ndryshuan planet e pregatitura me kohë.

A jetojmë vallë në xhungël apo në një shtet demokratik e funksional?! Kush na mbron nga vetëgjyqësia e nxitur prej papërgjegjshmërisë shtetërore?

Në të gjitha konceptet moderne të shtetit, qysh nga Maks Veberi e deri në ditët tona, shteti përkufizohet si etniteti që ka monopolin e të drejtës së dhunës. Çdo subjekt tjetër e ka të paligjshme ushtrimin e dhunës.

Shteti është  garancia që edhe  individët më të pafuqishëm, të ndihen të barabartë në shoqëri me më të fortët. Nëse të fortët vrasin  5 të pafajshëm në dy ditë, atëherë misioni i shtetit është i dështuar. Ku duhet të kërkojnë ndihmë njerëzit nëse shteti nuk ua siguron dot jetën? Ky është thelbi i reagimit masiv. Instikti i frikës së nesërme, i rrezikut te dera…

Por si reagoi shteti….

Pak orë pas konfliktit, Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, lëshon një batare me sharje e mallkime në Fb dhe kërcënoi se… do ta bëjë gjithë vijën bregdetare – shtetërore!

Ky ishte zëri i shtetit që duhej të mbronte jetën e qytetarëve që qeveris!

Imagjinoni pak, sapo kanë vdekur 4 persona, mes të cilëve edhe një 20 vjeçar i pafajshëm dhe ky kloun zotohet se do të shtetëzojë gjithçka që nga tokat, pyjet, lumenjtë, kullotat, fabrikat, hidrocentralet, ndërmarrjet bujqësore, serat etj etj.

Nënteksti: “Ky popull nuk di të menaxhojë asgjë, di vetëm të vritet me njëri tjetrin. Pra, fajin e kanë të vdekurit.”

Këto skërmitje e sikterisje nuk po i lëshon opozita, as viktimat e pafajshme të mungesës së shtetit, por… as më pak e as më shumë sesa Zëvendëskryeministri i Shqipërisë. Kjo klithmë budallallëku, cinizmi e makabriteti bashkë kalohet me një buzëqeshje ironike të lexuesve. Tashmë e kemi pranuar fatalitetin e budallallëkut. I jemi nënshtruar, nënqeshim kithët dhe shpresojmë që e nesërmja të mos jetë dita jonë e pafat. Po nënqeshim me Vdekjen tonë që na përplaset turinjve me trajtën e shtetit të papërgjegjshëm. Ja reagimi i tij:

Është shumë interesant edhe reagimi i disa prej njerëzve publikë në rastin e Shkodrës. Po përmend dy prej tyre.

I pari Kreshnik Spahiu, në një status të gjatë, ankohej pse bëhet e madhe kjo puna e vrasjes së Velipojës. Sipas tij, edhe në mes të Berlinit u bë një përleshje me armë nga mafia arabe, por,  asnjë media nuk e bëri të madhe, asnjë portal nuk pati lajm për këtë ngjarje. Pra, Niku, që 4 vjet më parë mallëngjehej, kur thoshte: “Nëse unë bëhem me Sali Berishën pushteti i Edi Ramës nuk zgjat 24 orë”, sot e sheh problemin te media që e publikoi lajmin! Le të vdesin 4 persona, të plagosen 3 të tjerë, le të terrorizohet një popullsi mijëra banorëshe….

“Media le të ndjekë shembullin e Berlinit”- thotë Niku…

Ja ku e keni:

Spahiu: Mediat e Berlinit nuk i transmetojnë…

Por prit se nuk ka mbaruar. Më poshtë Spahiu bën një arsyetim ku e nxjerr problemin te populli. “Ne shqiptarët jemi kriminelë të lindur, shiko se ç’bëjmë nëpër botë”. Pra, fabula është e qartë, fajin e kanë të vdekurit. Qeveria jo vetëm që nuki ka faje por i ka rënë në derë një fat kaq i keq të qeverisë një popull kriminel. Dhe kur fajin e ka populli nuk ka recetë që e zgjidh. Si thoshte Kadri Roshi te filmi i famshëm: “Po edhe policia ç’faj ka more zoti kuestor”…

Spahiu: Shqiptarët e kanë në gjak krimin

I dyti është gazetari Dritan Hila. Absolutisht i njëjëti qëndrim, fajin e kanë të vdekurit! Hila shkon shumë larg, në vitin 1911 dhe perifrazon një diplomate perëndimore që i etiketon shqiptarët si paranjerëz. Ja statusi i tij:

Dritani është edhe keqinformues në statusin e tij. Ai e çon fajin, si padashje te kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, anipse ajo nuk ka lidhje me këtë punë. Por ç’rëndësi ka kjo. Deri sa të merret vesh njerëzit do të shajnë Voltanën… Kryeministri pat dhënë fjalën dy vjet të shkuara se i erdhi fundi rrumpallës së bregdetit se Bashkitë nuk do kenë punë më…

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Por, Dritanit i vjen për mbarë ta neglizhojë këtë fakt. Faji duhet çuar te Voltana dhe te Saliu.

Po mirë mo, po Qeveria ka ndonjë faj? Ë Dritan? Para tre javëve Kryeministri i këtyre “paranjerëzve” urdhëroi prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë Shqipërinë. Aksioni vazhdoi me sukses, “paranjerëzit” u bindën. Ata treguan se e respektojnë pushtetin e dhunës shtetërore.

Si e shpejgon Dritani këtë bindje ndaj autoritetit të Shtetit?! Pse shteti, kur do, ka fuqi të jashtëzakonshme ndaj individëve?

Hienat e propagandës duhet të heshtin, shteti të marrë përgjegjësitë. Ai është i vetmi fajtor në 8 vdekjet e këtyre ditëve. Shteti jo vetëm që nuk e parandaloi krimin e Velipojës, por e nxiti atë përmes indiferencës së tij kur konflikti filloi.

/Gazeta Express/

Etiketa: Dritan Hilaerion braceErmal MulosmaniKreshnik SpahiuQeveriaShteti i Braçes vdekja jonë dhe hienat e propagandës

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para
Përkujtohet në Izmir 77 vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë (foto)

Përkujtohet në Izmir 77 vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë (foto)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com