Shtetësia e Janullatosit, një varr më shumë për Vorio Epirin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtetësia e Janullatosit, një varr më shumë për Vorio Epirin

15:41 | 27/12/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Me turravrap publicistët tiranas për pak euro filluan të shprehin simpatinë e tyre për shtetësinë e Anastasit. Janë po ata fytyra që në fillim të viteve ‘90 e shanin, e ofendonin, e akuzonin si oficerë i zbulim dhe kundërzbulimit grek. Por çfarë ndodhi me këta analistë, publicistë apo politikanë? Thjeshtë janë blerë në panairin e kotësive të Ballkanit.

Shqipëria u ka dhënë shtetësinë shqiptare me qindra agjentëve grekë, serbë, rusë, arabë e kështu me radhë, prandaj edhe dhënia e kësaj shtetësie nuk është ndonjë çudi e madhe. Shtetësinë e Shqipërisë më lehtë e fiton një narkoman, vrasës, agjent i vendeve armike të shqiptarëve se sa një atdhedashës shqiptar. Fjala vjen, Gafur Adilit nga Kërçova prej 20 vitesh nuk ju dha shtetësia e Shqipërisë, megjithëse jetonte dhe punonte në Durrës ligjërisht, ndërsa është një kontribues i Çështjes Kombëtare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Për dhënien e shtetësisë Anastas Janullatosit nuk ka ndodhur mrekullia, as fundi i botës, vetëm gjërat qartësohen se kush i shërben atij dhe këtij vendi. Të paktën Greqia juridikisht është në gjendje luftë me Shqipërinë dhe Ilir Meta i dha shtetësinë një “armiku” që i ka shpallur luftë Shqipërisë qysh më 1941, gjithnjë po ta shohim nga këndvështrimi i Legjistacionit të Greqisë.

Greqia për prishjen e ndërtimeve pa leje në Himarë i hoqi shtetësinë greke kryetarit të bashkisë, Gjergji Goros, ndërsa Ilir Meta për aktivitete antishqiptare në rini dhe aktivitete fetare i jep shtetësinë shqiptare Anastas Gierasimos Janullatos Tasos Janullatos. Pas moshës 33 vjeçare ai njihet si Anastas Gieramos Janullatos. Ai mbaroi gjimnazin mashkullor në Athinë, më tej shkollën e oficerave zbulim dhe kundërbulimit më 1951-1954, në taktikën për luftën greko-shqiptare. Por, ama në fund të jetës së tij do vdesë si shtetas i vendit armik, për ta luftuar të cilin ai u edukua dhe u stërvit prej disa vitesh.

Ironia më e madhe është se Shqipërisë do i shtohet edhe një varr më shumë i ushtarëve grekë të rënë për “çlirimin” e Vorios Epirus.

Pak rëndësi ka, nëse e mori sot apo dje shtetësinë shqiptare kryepeshkopi Anastas, i cili që këtej e tutje duhet të zgjedhë nëse është pakicë greke apo shqiptar me origjinë greke, por Vangjel Dules ju shtua edhe një votë e sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.

Sa për Kryepeshkopin e ardhshëm të Shqipërisë mendoj se është paravendosur dhe do jetë Mitropoliti i Korçës At Joani Pelushi.

Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Etiketa: Anastas Janullatosarben llallaAt Joani PelushiGafur AdiliKërçovashtetësiaVorio EpiriVorios Epirus

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Aksidentohet patrulla e policisë në Tiranë, rëndë efektivi

Aksidentohet patrulla e policisë në Tiranë, rëndë efektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com