Shtëpia e Bardhë distancon Presidentin Biden nga gjyqi ndaj zotit Trump në Senat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia e Bardhë distancon Presidentin Biden nga gjyqi ndaj zotit Trump në Senat

07:52 | 10/02/2021
në Bota, Kryesore
0

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër paraardhësit të tij është duke u zhvilluar në Senat, ai do të përqendrohet në lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

“Nuk po e ndjek”, u përgjigj Presidenti Biden kur u pyet nga gazetarët të martën në Zyrën Ovale nëse ai po e ndiqte gjyqin kundër ish Presidentit Trump. “Kemi humbur mbi 450,000 njerëz (nga Covid-19) dhe mund të humbasim shumë më tepër nëse nuk veprojmë me vendosmëri dhe shpejtësi. Shumë fëmijë po flenë të uritur. Shumë familje nuk kanë ushqime të mjaftueshme. Ata janë në vështirësi. Kjo është puna ime. Senati ka punën e tij, dhe ata janë gati ta fillojnë atë, dhe unë jam i sigurt se ata do të veprojnë në mënyrë të duhur.”

Presidenti shtoi se ai nuk do të thotë asgjë tjetër në lidhje me gjyqin ndaj ish-presidentit Donald Trump, ndaj të cilit zoti Biden fitoi në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

“Ai nuk është analist politik. Ai nuk do të shprehë mendimin në lidhje me argumentet dhe nuk do të ndjekë gjyqin në Senat”, u përgjigj Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, kur u pyet më herët gjatë ditës nga një gazetar në lidhje me zhvillimet në gjyqin historik ndaj ish-presidentit Trump që filloi të martën.

Zëdhënësja Psaki u pyet gjithashtu se si është e mundur që Presidenti aktual Biden të mos shprehte mendimin mbi atë nëse është kushtetuese që Senati të hedhë në gjyq një ish-president dhe nëse kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm për institucionin e presidencës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë.

“Ai do të presë derisa Senati të nxjerrë konkluzionet për këtë”, tha ajo gjatë konferencës ditore për mediat në Shtëpinë e Bardhë. “Pikëpamja e tij është se ai duhet të përqendrohet aktualisht në trajtimin e nevojave të popullit amerikan, kthimin e njerëzve në punë, luftën kundër pandemisë.”

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të përcjellë imazhin e presidentit të përqendruar në këto çështje ndërsa zhvillohet gjyqi ndaj paraardhësit të tij.

Shtëpia e Bardhë ka planifikuar vizita për zotin Biden në Departamentin e Mbrojtjes dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit këtë javë. Të martën që vjen, presidenti do të shkojë në Miluoki të Uiskonsinit, ku do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me qytetarë.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të tij më 16 shkurt, presidenti do t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me përpjekjet e administratës së tij “për të frenuar pandeminë e koronavirusit dhe për t’i dhënë nxitje një ekonomie të trazuar”, sipas CNN-it, që do të transmetojë ngjarjen.

Rrjeti televiziv sqaroi se do të përfshijë “një audiencë vetëm me ftesa dhe në respektim të rregullave të distancimit fizik”.

Zyrtarët e administratës thonë se nuk do të kishte asnjë avantazh politik për zotin Biden, një ish-senator dhe ish-nënpresident që të angazhohej në gjyqin ndaj ish-Presidentit Trump, çka do të shihej si një lëvizje politike në fillim të presidencës së tij dhe në një kohë kur amerikanët duan që ai të përqendrohet në lehtësimin e vuajtjeve të shkaktuara nga pandemia.

Zoti Biden “ka nxjerrë deklarata të shumta që përcjellin mesazhin se ajo që bëri (ish) presidenti, fjalët e tij dhe veprimet e tij, dhe natyrisht ngjarjet e 6 janarit, ishin një kërcënim për demokracinë tonë”, tha zonja Psaki të martën./VOA/

Etiketa: Joe BidenPresidenti Donald Trump

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Vrau dy motrat, flet gruaja e Përparim Ademit: Më kanë kërcënuar vajzën me aftësi të kufizuara

Vrasja e dy motrave në Tiranë dhe trafikimi i fëmijëve, avokat Cakrani: Po zbardhen episode të ndryshme

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com