Shtator 1946/ Tuk Jakova: OKB të ndërhyjë, minoriteti shqiptarë grek të kthehet në trojet e veta në Çamëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtator 1946/ Tuk Jakova: OKB të ndërhyjë, minoriteti shqiptarë grek të kthehet në trojet e veta në Çamëri

22:45 | 29/01/2017
në Uncategorized
0

Shifrat e viktimave të genocidit grek ndaj popullsisë çame dhe protesta e kreut të delegacionit shqiptar në Këshillin e  Sigurisë, ku flet për veprat barbare të qeverisë greke ndaj Çamërisë.

Fjalimi i kryetarit të delegacionit shqiptar në Kombet e Bashkuara, kolonel Tuk Jakova, është i vetmi moment, kur qeveria komuniste e Enver Hoxhës, interesohet për Çështjen e Çamërisë. Ishte vitit 1946, kur Tuk Jakova, foli para Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ku renditi të gjitha faktet që vërtetonin genocidin e nazistëve grekë ndaj minoritetit shqiptar të Çamërisë në Greqi. Në fjalimin e tij Tuk Jakova renditi gjithë problematikën ndërmjet dy vendeve në atë kohë, të përmbledhura në tri çështje: 1- Provokacionet greke në kufirin Shqiptar. 2 – Çfarosja sistematike e minoritetit shqiptar në Greqi. 3 – Pretendimet absurde mbi Shqipërinë e jugut. 4 – Akuza, shpifje dhe gënjeshtra me thes kundër Shqipërisë.

Duke u përqëndruar tek krimet e grekëve ndaj minoritetit shqiptar çamë në Greqi, Tuk Jakova paraqet shifra të vrarësh nga Napoleon Zerva e bandat e Korfuzit, shoqëruar me dokumente që vërtetojnë genocidin. Në emër të shtetit shqiptar, Tuk Jakova kërkon nga OKB ndërhyrjen për të kthyer minoritetin shqiptar grek në trojet e veta në Çamëri.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Fjalimi i zotit Tuk Jakova, përpara Këshillit të Sigurimit

Në 9 shtator, 1946

Zoti President

I falem nderit Këshillës që më dha rastin të flas këtu dhe ta çfaq pikëpamjen e Qeverisë sime, në lidhje me diskutimet që u bënë dhe që po bëhen gjatë seancave të këtij sesioni mbi Shqipërinë. Së pari, dua të çfaq keqardhjen  e qeverisë sime dhe të popullit shqiptar për mospranimin e Shqipërisë në UN. Ne mendojmë se populli ynë, viktimë e parë e agresionit fashist që për gjashtë vjet me radhë derdhi pa hezitim gjakun e tij në luftën e përbashkët, e ka vërtetuar vëndin në gjirin e Kombeve të Bashkuara. Ne nuk e kuptojmë përse popullit shqiptar nuk i jepet satisfaksioni i merituar për 28 mijë e tëtëqind të vrarët, 12.600 të plagosurit, për 10 mijë të internuarit, për mijëra shtëpitë e djegura dhe për 3 të burgosur politikë, për 46 milionë e 330 mijë franga ari pasuri të grabitura. Sidoqoftë, neve kemi besim në Këshillin e Sigurisë se do t’i përmushë të gjitha kondidat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ashtu siç e dimë që në kohërat më kritike gjatë luftës së përbashkët të plotësojmë dëmet ndërkobëtare. Në lidhje me diskutimet që po bëhen tash mbi Shqipërinë dhe Ballkanin dua të çfaq shkurt pikëpamjet dhe gjendjen time.

Kam dëgjuar këtu shumë akuza dhe çpifje mbi Shqipërinë nga ana e përfanjësonjësit të qeverisë greke. Këtyre akuzave dhe çpifjeve mbi Shqipërinë nuk do t’i përgjigjem, sepse nuk meritojnë përgjigje. Unë do të flas mbi të vërtetën, në mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbasi jam i sigurtë se Këshillit të  Sigurisë i intereson realiteti i gjendjes.

Përfaqësonjësit grek zoti Dendramis në memorandumin e tij dhe në deklaratën e tij përpara Këshillit të Sigurisë, akoma insiston në një pikën e akuzës se “Shqipëria është në gjëndje lufte me Greqinë”.

Përse insiston me kaq këmbëngulje Qeveria Greke mbi këtë pikë? A nuk është kjo një arsye që Qeveria Greke dëshiron të mbajë hapur portën për grindje në mes të Greqisë dhe Shqipërisë? Neve i kemi mohuar dhe i mohojmë kategorikisht këtë akuzë qesharake. Qeveria e Republikës Popullore Shqiptare nuk është dhe nuk dëshiron të jetë në gjendje lufte me Greqinë. Shqipëria është një kamp i vogël dhe paqedashës. Populli shqiptar nuk ka qenë kurrë agressor, por viktimë e agresionit të huaj, duke përfshirë këtu edhe Greqinë.

Më 1939, Shqipëria pati fatin të jetë viktima e parë e argresionit fashist. Populli ynë, në fuqinë e vogël që ka, luftoi agresionin fashist në Prillin e ‘39 dhe gjatë gjithë robërisë së tij, ay nuk i lëshoi asnjë minutë armët nga dora, gjersa dëboi edhe gjermanin e fundit nga toka e tij më 29 nëntor 1944.

Gjatë luftës ne kemi bashkëpunuar në harmoni vëllazërore me forcat e rezistencës së popujve fqinj kondra armikut të përbashkët. Neve nuk kemi kursyer as jetën për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit në raste kritike. Neve kemi derdhur gjakun së bashku në të njëjtat llogore. Ne i kemi lidhur plagët njëri-tjetrit dhe djemtë më të shtrenjtë të popullit shqiptar dhe të popullit grek që ranë në beteja të përbashkëta duke ndihmuar njëri-tjetrin; ndodhen akoma sot të mbuluar në varreza të përbashkëta. Kështu e kemi dashur ne njëri-tjetrin zoti President, kështu e kemi çimentur ne vëllazërimin me popullin grek dhe me popullin jugosllav. Por fatkeqësisht, pas luftës, gjendja në Greqi u rrukullis në disfavorin e popullit grek. Nuk dua të flas për punë e brëndëshme në Greqi, por dua të theksoj se nga ndryshimi i gjendjes së brendëshme në Greqi, ardhën në krye të Qeverisë njerëz të atillë që kërkojnë me çdo kusht të na bëjnë armiq.

Rezultatet e kësaj qeverije janë:

* Provokacionet greke në kufirin shqiptar.

* Çfarosja sistematike e minoritetit shqiptar në Greqi.

* Pretendimet absurde mbi Shqipërinë e jugut.

* Akuza, çpifje dhe gënjeshtra me thes kundra Shqipërisë.

Përfaqësuesi Grek foli orë të tëra, ay mund të flasë me ditë dhe me javë, por kurrë nuk mundet të shtrembërojë të vërtetën dhe as të fshehë qëllimet dhe veprat agresive të qeverisë së Athinës.

Zoti President, bandat e qeverisë greke kanë violuar mëse 100 herë mbi tokën dhe ujërat territorjale të Shqipërisë. Në përgjigjet e mia i kam dhënë Komisionit dy lista të gjata të provokacioneve në kufirin shqiptar nga ana e terroristëve grekë, ku kemi pasur dhe viktima. Nuk është nevoja t’i përsërit. Tash shpejt jam lajmëruar nga qeveria ime se grekërit kanë bërë provokacione të reja edhe gjatë ditëve që bisedohej në Këshillin e Sigurimit Çështja e Shqipërisë. Listat nuk më kanë ardhur. Fshatarët shqiptarë rrotull kufirit janë çqetësuar nga shkaku i viktimave që kanë pasur gjatë këtyre provokacioneve dhe jeta, nderi dhe pasuria e tyre ndodhen në rrezik.

Në lidhje me minoritetin shqiptar në Greqi, veprat barbare të qeverisë greke janë të pafalshme. Zoti Dendromi e filloi këtë tragjedi me dy flalë duke thënë se të gjithë emigrantët çamër, kanë ikur në Shqipëri nga frika, mbasi kanë bërë krime kundër kristianëve grekë, në kohën kur Italia okupoi Greqinë.

Kjo nuk është e vërtetë. Nuk mund të jetë një popull i tërë fajtor, çfarëdo që të ketë ngjarë me ndonjë kristian grek gjatë okupacionit. Minoritarët shqiptarë në Çamëri, kanë luftuar në masë krahas me forcat e rezistencës së popullit grek. Këtu poshtë do të njoftoj Këshillin së çfarë ka ngjarë me minoritetin shqiptar në Greqi. Minoriteti shqiptar ka pësuar dhe po pëson persekutimet më barbare dhe më çnjerëzore që ka parë historia e këtij vendi. Më 22 qershor 1944, fuqitë e gjeneralit Zerva, masakruan në Paramithi 400 burra, gra e fëmijë, përveç çnderimeve dhe torturave. Në korrik 1944 trupat e EDES të divizionit 10 të komanduara prej Kamasë atakuan Çamërinë. Oficerët e tij e mblodhën popullin e këtij vendi dhe masakruan më shumë se 600 veta. Një pjesë e madhe grash u çnderua dhe u futën në burg.

Në Parga, më 28 korrik, 1944, forcat e Zervës, pasi okupuan tërë Çamërinë, masakruan të gjithë popullsinë civile që nuk ishte larguar nga shtëpitë e tyre. Në Gumenicë e në Margëlliç u vranë në këtë rast 150 veta dhe spatarë të Filatit, 157 të tjerë burra, gra e fëmijë. Më 23 tetor 1944 në Filat, autoritetet ushtarake pushkatuan 47 veta afër urës së Filatit. Katër ditë më vonë u pushkatuan 57 veta të tjerë, prej të cilëve 22 pranë spitalit të Filatit dhe 29 në përruan Çelje.

Këto ngjarje e detyruan popullsinë çame ta lërë vendin e tyre e të hidhen në Shqipëri për të shpëtuar. Kur forcat e ELAS-t erdhën në Çamëri, populli çam u kthye në shtëpitë e veta. Më vonë forcat e ELAS-it u çarmatosën dhe vendin e tyre e zunë disa banda greke të ardhura nga Korfuzi, të cilat pasi erdhën në Çamëri, vranë në Vanar të Filatit 36 vetë dhe çnderuan gratë e fshatit Koskë. Këto janë masakrat në masë, kurse ato të izoluarat nuk dihen. Gjatë këtyre veprimeve ata kanë djegë 61 katunde me 5800 shtëpi, kanë grabitur 17 mijë bagëti të vogla dhe 1800 të mëdha dhe të gjitha produktet e vendit që arrijnë miliona franga më shumë se 22 mijë. Çamër të tmerruar nga terrori i bandave të qeverisë greke, u hodhën në Shqipëri. Më tepër se 2000 nga këta vdiqën brenda 7 javësh nga urija dhe nga ftohtit duke u endur në mes të dimrit në Shqipërinë e  çkatërruar. Afro 20 mijë prej tyre ndodhen në mizerje të plotë në Shqipëri dhe rrojnë me ndihmat e popullti shqiptar të varfër, të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe me ndihmat e UNRRAS. Protestat e qeverisë sonë bazohen në kërkesat e Çamërisë për t’u kthyer të sigurtë në vendin e tyre.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Për kë bie kjo këmbanë?

Për kë bie kjo këmbanë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com