Policia greke ka arrestuar një 31-vjeçar pasi akuzohet për trafik lëndësh narkotike.
Shtetasi shqiptar u arrestua në në rrethinat e Kosturit, për futjen e një sasie droge nga Shqipëria në Greqi në momentin që po përpiqej të fshihte dy thasë të mëdhenj.
Atëherë ndërhyri policia dhe u në të dy thasët u gjet një sasi kanabisi me peshë 59,9 kilogramë. Kanabisi ishte ambalazhuar në 55 paketa dhe ishte sjellë nga Shqipëria.
Nga hetimet rezultoi se 31 vjeçari shqiptar ishte i shpallur në kërkim për arratisje nga burgu.
Më 18 korrik 2016, ai kishte dalë me leje disaditore nga burgu, ku vuante dënimin për vepra që lidhen me trafikun e drogës.