Shqiptarët nuk janë dordolecët tuaj zoti Soreka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët nuk janë dordolecët tuaj zoti Soreka

16:30 | 03/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ambasadori që përfaqëson Evropën, por nuk sillet në asnjë çast si evropian

Nga Elona Caslli

Teksa u përballa me foton tuaj në rrjet zoti Soreka, ndërmend më erdhi veç një pyetje- Çfarë mund t’i kenë bërë shqiptarët ambasadorit të Delegacionit Evropian për t’i poshtëruar kaq keq?!

Në të vërtetë, çfarë ju kanë bërë shqiptarët zotëri?!

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Asgjë nuk ju kanë bërë, përveçse kanë gëlltitur sistematikisht qëndrimet tuaja lehtësisht të ngatërrueshme me qëndrimet e një ministri të kabinetit qeveritar rilindas.

Shqiptarët shohin hallet e tyre zotëri.

Jam krejt e bindur se në këtë vend nuk jeni ndierë kurrë i kërcënuar dhe i parespektuar, sikundër jam e bindur se edhe po të ecni krejt i vetëm në rrugë do të ishit krejt i qetë, pasi ndonëse nuk silleni si evropian i mirëfilltë, Evropa për shqiptarët është dhe mbetet një strehë e mirëfilltë shpirtërore. Duam letërsinë, muzikën, pikturën dhe jetën evropiane.

Ç’kuptim ka kjo foto zoti Soreka?! Ç’mesazh doni të përcillni dhe mbi të gjitha kujt doni t’ia përcillni?!

Shqiptarët nuk meritojnë të trajtohen si dordolecë fotografish zotëri dhe jo vetëm shqiptarët, por asnjeri nuk e meriton këtë.

Çdo qenie njerëzore ka dinjitet dhe sipas vlerave evropiane të cilat ju i përfaqësoni keq, dinjiteti njeriut është i paprekshëm.

Zoti Soreca gabimi juaj themelor në qasjen dhe sjelljen tuaj ‘””diplomatike”” është se ju harroni faktin se jeni i krahasueshëm.

Çfarë do të thotë të jesh i “krahasueshëm”?!

Vite më parë kam shoqëruar një grup të huajsh. Vinin nga vende të ndryshme evropiane. Mes tyre ishte edhe një ish ambasador.

Donte të vizitonte një stacion treni dhe këmbëngulte shumë për këtë të fundit. Nuk arrija ta kuptoja këmbënguljen e tij të përveçme, megjithatë shkuam atje bashkë me grupin.

Në çastin që u gjetëm tek stacioni i trenit, takuam ata pak njerëz që punonin atje. Ish ambasadori kishte me vete aparatin fotografik. Pasi bëri disa foto rreth e rrotull më kërkoi t’i përktheja personelit rrëfimin e mëposhtëm;

– Babai im ka qenë faturino në tren. Unë në çdo qytet që shkoj vizitoj stacionin e trenit. Bëj një foto me njerëzit që punojnë atje. E stampoj në studion time modeste që kam në shtëpinë time dhe pastaj me postë u nis fotot bashkë me një dhuratë modeste. Është një formë takimi me tim atë. A mund të bëni një foto me mua?!

Dhe ashtu ndodhi zoti Soreka. Ish ambasadori bëri një foto qē nuk u shfaq askund, veçse udhëtoi një ditë vjeshte nga një vend evropian për tek një stacion treni në Shqipëri me dhuratat përkatëse për stafin.

Me këtë rrëfim doja t’ju thoja zoti Soreka se shqiptarët e bëjnë mirë dallimin mes individit që i përfaqëson siç duhet vlerat evropiane dhe mes atij që abuzon keqazi me këto vlera, ose më saktë që i sajon këto vlera posaçërisht për shqiptarët.

Në ç’vend të Evropës do ta bënit këtë sjellje zoti Soreka?! Në asnjë vend.

Pse e bëni në Shqipëri atëherë?!

Post Scriptum- Shqiptarët nuk janë dordolecët tuaj zoti Soreka.

Etiketa: ambasadori i Delegacionit EvropianAmbasadori që përfaqëson Evropën por nuk sillet në asnjë çast si evropianelona caslliLuigi SorecaShqiptarëtShqiptarët nuk janë dordolecët tuaj zoti Soreka

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Basha: Kemi informacione se Rama dhe Balla urdhëruan që mos miratohet komisioni për Bechettin

Basha mesazh prekës për humbjen e të atit: U largua në paqe i rrethuar nga dashuria

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com