Shqiptarët nuk duhet të votojnë partitë maqedonase, as LSDM-në – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët nuk duhet të votojnë partitë maqedonase, as LSDM-në

06:25 | 24/06/2020
në Opinion
0

Thelbi i politikës “neokomuniste” të Zaevit është t‘i fusë shqiptarët në një kazan shkrirës.

Nga Arben Llalla

Zgjedhjet vendore që u mbajtën në Maqedoni më 15 tetor treguan se eksperimenti i LSDM-së për të tjetërsuar votat shqiptare doli me sukses. Ky eksperiment u zbatua në fillim në zgjedhjet për deputetë të mbajtura në dhjetor 2016, ku tre shqiptarë kandiduan për deputetë me partinë sllavo-maqedonase LSDM, e cila gjithnjë, kur ka qenë në pushtet i ka vrarë dhe masakruar shqiptarët si në rastin e Gostivarit 1997, Sopotit, e të tjerë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ishte kjo LSDM që i ngritën kurthin shqiptarëve në rastin e Sopotit, ishte po kjo garniturë e qeverisë, kur në Tetovë policia vrau brenda në banesë një student shqiptar nga Kosova me pretekstin që po ndiqnin kriminelët. Gjatë qeverisjes së LSDM pas 2001 u arrestua ish-luftëtarja e UÇK, Rajmonda Maleçka bashkë me babain e saj, të cilët u dënuan padrejtësisht. Ndërsa në të njëjtën periudhë dy intelektualët shqiptarë, profesori universitar Ylber dhe Adelina Lili u shpallën non grata.

Eksperimenti i dhjetorit 2016, tregoi se për interesa të ngushta personale shqiptarët në masë të madhe mund të votojë çdo parti sllavo-maqedonase.

Këto lloj eksperimentesh nxorën në shesh se një pjesë e mirë e shqiptarëve në Maqedoni me dhimbje po braktisin programet kombëtare përballë programeve ekonomike. Pra, gjaku i dëshmorëve i derdhur brez pas brezi mund të mohohet, mund të shkelet dhe nuk është çudi që me mijëra shqiptarë mund të ndërrojnë dhe kombësinë e tyre për interesat e ngushta ekonomike për bukën e barkun.

Por, cilat janë shkaqet që po i çojnë shqiptarët drejt partive vrasëse sllavo-maqedonase?

E pra, çfarë e ka gjetur këtë racë të fortë, trime shqiptare që të degradohet në këtë gjendje? Çfarë i ka gjetur shqiptarët e Maqedonisë që janë varfëruar kaq shumë, kur ishin këta shqiptarë të Maqedonisë që mbështetën ekonomikisht Shqipërinë më 1990, 1997, dhe Kosovën më 1998-1999? Janë këta shqiptarë të Maqedonisë që mbajtën peshën e Kongresit të Manastirit më 1908 dhe mbrojtjes së Pavarësisë më 1912.

Është për të zënë kujën, kur shikon familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës së 2001 në një varfëri të thellë, por ajo që është edhe më tragjike që vërehet se fëmijë të dëshmorëve kërkojnë ndihmë nga LSDM duke marrë edhe librezën e kësaj partie. Nuk e di, nëse ka maqedonas apo fëmijë të branitellave që të votojnë për ndonjë partie shqiptare e aq më keq të ketë librezën e BDI?

Duket qartë se LSDM punon për dobësimin e BDI dhe zhdukjen e PDSH, sepse vetëm këto dy parti janë që mund t’i bëjnë ballë asaj, por edhe çdo partie tjetër shoviniste sllavomaqedonase. LSDM ka punuar e punon fortë që t’i përçajë shqiptarët më tej t’i tresë si kripa në ujë, për të ulur peshën e votës shqiptare.

E ardhmja për shqiptarët në Maqedoninë duket e zymtë dhe ndoshta në këto zgjedhje të korrikut 2020 nuk do kemi shumë deputet me ADN dhe ndërgjegje shqiptare.

Prandaj, votuesi shqiptar bën mirë t’i japë një shuplakë me votë kundër Zoran Zaevit, të cilit më 2016 i besuan rreth 70 mijë vota. Zaevi e ka kuptuar tashmë se me buzëqeshje, mashtrime dhe premtime boshe nuk mund t’i manipulojë më shqiptarët dhe zgjodhi si partner në koalicionin e njësuar partinë BESA. Por, e vërteta është se LSDM nuk u tregua serioze e korrekte me partnerët e saj qeveritarë 2016-2020, partitë BDI, PDSH, Alternativa dhe RDK duke mos realizuar asnjë premtim të bëra gjatë fushatës së 2016, prandaj edhe me BESA-n nuk do jetë korrekte.

Dua të them se i madhi Arbën Xhaferi ka thënë: “LSDM-ja kultivon një nacionalizëm tinëzak, ose të kamufluar, që synon të vërë në gjumë si faktorin shqiptar ashtu edhe atë ndërkombëtar”. Prandaj është mirë që votuesi shqiptar që përpara se të votojnë duhet të mendohen mirë se kujt po ia japin votën, më mirë të votojnë për shqiptarin më të keq se sa për LSDM apo një parti tjetër jo shqiptare. Prandaj unë do bërtas e do çirrem për t’i ndërgjegjësuar votuesit shqiptarë që të mos votojnë LSDM, sepse kam zgjedhur rrugën për të qenë shqiptar me ADN dhe ndërgjegjie kombëtare ashtu siç kanë qenë të parët e mi e më kanë edukuar prindërit. Dhe pse këtë e paguaj përditë shtrenjtë në mënyrë të përditshme me nderin, dinjitetin dhe lirim time. Por duke përbuzur

ofertat për të qenë vasal duke u lëpirë, puthur duart dhe këmbët e përmjera. Kam preferuar të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat.

Në përfundim, Zoran Zevi e çdo tjetër Zaevit duhet t’i jepet shuplakë nga votuesit shqiptarë. Askush nuk mund të tallet me sinqeritetin, urtësinë, durimin dhe zgjuarsinë e votuesve shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Historia mban shënime, ajo nuk fal, prandaj duhet kujdes se çfarë do bëjnë me votën e tyre shqiptarët…

Etiketa: “Maqedonia e Veriutarben llallaArben XhaferiLSDMneokomunistëPartitë maqedonaseShqiptarët nuk duhet të votojnë partitë maqedonasevotat shqiptareZoran Zaev

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Basha fton Genc Rulin të rikthehet në PD, pozicioni që pritet të marrë ish-ministri (film)

Basha fton Genc Rulin të rikthehet në PD, pozicioni që pritet të marrë ish-ministri (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

17:54 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –
  • “Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com