• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët e Ukrainës nuk duan të largohen nga vendi

23:10 | 17/02/2022
në Shqiperi
0

Shtetasit e Shqipërisë që jetojnë në Ukrainë, nuk kanë shprehur ende interesim për t’u larguar nga ky vend, me gjithë frikën për një pushtim të mundshëm nga Rusia. Tensionet midis dy vendeve janë të larta dhe këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka paralajmëruar se sulmi mund të ndodhë “në çdo moment”. Për pasojë, disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që jetojnë në Ukrainë, të largohen nga ky vend.

Numri i shtetasve shqiptarë në Ukrainë është i vogël, thotë për Radion Evropa e Lirë Albana Qehaja, këshilltare për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Lexo edhe

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

“Mund të jenë dhjetëra, diku 30 ose 40. Shifra nuk është zyrtare ende”, thotë ajo dhe shton se, deri më tash, nuk ka pasur kërkesa për largimin e tyre nga Ukraina.

Një shtetas shqiptar që, tash e tre vjet, jeton në këtë vend të Evropës Lindore, është Devis Xama. Duke folur për Radion Evropa e Lirë nga qyteti Lviv i Ukrainës, 34-vjeçari thotë se, tash për tash, nuk ndihet i rrezikuar.

“Çdo shtëpi ka nxjerrë nga një flamur në ballkon, çdo televizion paraqet ceremoni të ndryshme që mbahen në Kiev për këtë ditë”, thotë Xama, duke iu referuar 16 shkurtit – datë të cilën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka shpallur Ditë të Unitetit.

“Marketet punojnë, njerëzit shkojnë në punë, shkollat punojnë normalisht”, tregon Xama, i cili punon për një kompani amerikane.

Qyteti ku jeton ai, ndodhet dhjetëra kilometra larg kufirit me Poloninë. Ai thotë se ka kontaktuar me Ambasadën e Shqipërisë në Poloni dhe se është përgatitur që, në rast të përshkallëzimit të situatës, të largohet përmes Polonisë.

“Normalisht që nëse ata [rusët] do të vijnë, do të largohemi”, thotë Xama.

Në Lviv, së voni, është zhvendosur edhe bashkëvendasi i Xamës, Mariglen Kadiasi, 30 vjeç. Ai ka jetuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, qysh në vitin 2019, për t’u larguar drejt qytetit perëndimor pas, siç thotë, rritjes së tensioneve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

“Me dëshirën time dhe të bashkëshortes sime nuk do të largoheshim”, thotë ai, por shton se kjo mund të ndryshojë nëse situata përkeqësohet.

Ngjashëm edhe Alban Cali – një tjetër shtetas shqiptar që jeton në Ukrainë për më shumë se 6 vjet – thotë se nuk planifikon të largohet, së paku tash për tash.

“Jam në marrëdhënie pune, kam njerëz nën vartësi dhe situata nuk është aq kritike saqë të largohem tani”, thotë Cali për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, qysh më 13 shkurt, u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që “të largohen sa më parë nga Ukraina”.

Megjithatë, MPJD-ja nuk ka bërë të ditur se sa është numri i qytetarëve kosovarë që jetojnë në Ukrainë dhe tash për tash nuk ka asnjë informacion për lëvizjen e mundshme të tyre.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, thirrje të ngjashme për shtetasit e tyre kanë lëshuar edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Rusia, qysh në fund të vitit të kaluar, ka grumbulluar ushtarë në kufijtë lindorë dhe veriorë të Ukrainës. Sipas inteligjencës amerikane, numri i forcave të mbledhura atje ka arritur tashmë në rreth 130,000.

Rusia mohon se ka plane për pushtimin e Ukrainës dhe thotë se NATO-ja është ajo që paraqet kërcënim për sigurinë e saj. Shteti rus ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe se nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën. SHBA-ja dhe NATO-ja kanë refuzuar kërkesat ruse për zgjerimin, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës./REL/

Etiketa: largimiShqiptarëtUkrainavendi

Të Lidhura

EMRI/ U përplas nga Ballono, i mituri niset me urgjencë në Tiranë

Aksident në Tiranë, i riu përplas me makinë 58-vjeçarin

nga 27
17:11 | 26/01/2023
0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasi A.D pasi duke drejtuar automjetin,...

Janë hajdutë me çizme! –

“Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut”

nga 27
17:03 | 26/01/2023
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij...

Dy në kërkim dhe 23 masa sigurie, SPAK bën bilancin për nëntorin

Kush janë 3 bosët që drejtonin grupin e drogës Itali-Shqipëri

nga 27
16:46 | 26/01/2023
0

Braniol Liço alias Braniol Aga nga Durrës, Braniol Liço alias Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago, nga Durrësi...

Ndodh edhe kjo, arrestohet një grua për ngacmim –

Mashtrim me vizat, arrestohet pronarja e agjencisë turistike

nga 27
16:41 | 26/01/2023
0

Policia e Vorës ka vënë në pranga shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë, e...

Para
15 mijë shqiptarë janë dëbuar nga zona shengen për 2 vite

15 mijë shqiptarë janë dëbuar nga zona shengen për 2 vite

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com