Mediat në Shkup raportojnë se në burgun e “Shutkës” ka ndodhur një zënkë brutale, ku dy të dënuar kanë sulmuar rëndë Kosta Delov, një ndër të dyshuarit kryesorë për sulmin ndaj Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Shkak i dhunës dyshohet se janë bërë deklaratat e tij për dhunën ndaj Selës, ku mes të tjerash ai ka thënë se i ruan me fanatizëm këpucët me gjakun e liderit të ASH-së. Pas provokimeve dënuarit shqiptarë janë revoltuar dhe e kanë sulmuar duke e bërë për spital.
Pak kohë më parë në rrjete sociale ai shkruante “Ndjenja kur brutalisht e ke goditur Ziadin Selën me grushte në kokë, e papërshkruar! Shtrihu poshtë shkërdhatë shqiptare”. Por dje e pësoi keq.