Nga Rea Shundi
Shqipëria dhe vendi prej të cilit kam ardhur, ka kohë që është nëtranzicion. Kjo thuhet dhe kuptohet qartë, sepse karakteristikëthemelore e saj është shpërqëndrimi dhe kaosi i organizuar. Të gjithë janë përshtatur dhe arrijnë të mbijetojnë, madje edhe tëbëjnë karrierë në një terren të tillë, por këtë e kuptojnë vetëm ata që duan të dalin prej tij.
Problemi me Shqipërinë nuk është se nuk ka potencial, se nuk ka njerëz të kualifikuar, nuk ka mundësi apo nuk ka perspektivë. Shqipëria është një vend i bekuar me një shumëllojshmëri tësecilit aspekt të këtyre llojeve. Problemi është se, meqë kemi kaq shumë, papritur, kur për aq shumë kohë mendonim se nuk kishim asgjë, nuk dimë më se çfarë duhet të bëjmë. Politika nga ana tjetër nuk mund të mendoj se është në tranzicion: ajo ështëplotësisht e stacionuar në zhvatjen më të thellë të këtyre perspektivave, pa mundur ato të zhvillohen, që të mund të sjellin edhe frytet e plota.
Shqipëria ka qënë, është dhe do të vazhdojë të jetë në dilemë, sepse nuk është e lehtë për një politikan me qëllime ideale apo qoftë një vullnet të mirë, të bëjë karrierë e të fitojë vërtetëpushtet e ndikim. Ata, të cilëve u besohet qoftë pushteti më ivogël (që në fakt del të jetë shumë më i madh sesa meritohet), nuk janë veçse në fazat e përparuara të shpëlarjes së ndërgjegjes. Ata duhet të jenë në një gjendje të atillë, që ta cilësojnë vullnetin e politikanëve me pushtetin e vërtetë, si të tyren.
Vullneti i lirë i individit të shëndetshëm nuk pajtohet me shumëndryshime, të cilat janë mëse normale të bëhen. Individi me vullnet të lirë, i njeh të drejtat dhe detyrimet e tij, dhe ka në dorët’i zbatojë, në përputhje me normat e zbatueshmërisë sëpërgjithshme. Por e përgjithshmja e Shqipërisë nuk është e përgjithshmja e duhur për një vend demokratik, apo qoftë për një vend tranzicioni drejt demokracisë. Shqipëria nuk është ende e lirë politikisht, sepse njerëzit po bëjnë rezistencë. Ata nuk munden, sado të pranojnë mekanikisht vullnetin e imponuar, tëkthehen siç ishin më parë. Kështu që ata që munden, largohen, kurse të tjerët ngrenë mburojat e mbyllin perdet në shtëpi.
Vullneti politik ka qënë gjithmonë për ndryshim. Ne jemi, nëfund të fundit, vendi i ndryshimeve të shpejta radikale. Gjithmonë ka ndryshime për të implementuar. Vitet e fundit, madje vetëm në këtë vit, kaq shumë kompani kanë hyrë me kontrata afatgjata. Biznese të reja janë hedhur në autostradën e fitimit, por populli, sërisht në gjendjen e përgjithshme, ankohet me të njëjtat fjalë: duam punë, siguri, dhe drejtësi. ata mundet ose jo të kenë të drejtë, kjo nuk është më e rëndësishmja. Për mua, e vetmja gjë që në fund bën ndryshimin, është vullneti politik, për të folur.