Shqipëria, vend i bekuar apo i mallkuar nga Zoti? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, vend i bekuar apo i mallkuar nga Zoti?

11:00 | 01/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga motër Lula Mecaj

Më ka ndodhur shpesh të dëgjoj idenë se Shqipëria është një vend i mallkuar nga Zoti, dhe kjo ide është e pranishme nga Veriu deri në Jug. Unë nuk jam aspak e bindur se Shqipërinë e ka mallkuar Zoti, por jam e bindur se ne, me veprat tona, bekojmë ose e mallkojmë vendin tonë, i cili nuk është vetëm i yni, por edhe i paraardhësve dhe i pasardhësve tanë. Ne e bekojmë ose e mallkojmë vendin tonë, jo vetëm me mënyrën e trajtimit të vetes, të tjerëve, por edhe të natyrës.
Më bën shumë përshtypje fakti se mendojmë që Zoti i ka bekuar vendet e tjera të botës, sidomos ato vende ku jetojnë emigrantët tanë, ku ka jetesë me rregulla, me ligje, me natyrë të gjelbërt e ajër të pastër.
Në 30 vitet e fundit, mjaft hektarë të maleve tona, të cilat ishin të gjelbra, vazhdojnë të ndizen e të digjen sistematikisht, çdo dy-tri vjet, duke justifikuar faktin se pas djegies mbin bar më i mirë. E nuk është aspak e vërtetë.
Pas zjarrit çfarë mbetet? Shkretimi! Gjihçka shkrumb e hi, bimët, pemët, farëzat që kanë misionin për të sjellë jetën e re; kafshët e egra, shpendët të cilat nuk fluturojnë shumë lart; shkatërrohet jetesa e bletëve, e shkenca mendon që po të zhduket bleta mbi tokë, katër vite më pas do të zhduket edhe njeriu.
Pas zjarrit, mungon oksigjeni, ajri nuk është i pastër, prandaj favorizohen sëmundje nga më të ndryshmet, nuk bie shi, pas zjarrit shkatërrohet e ardhmja.
Çfarë tjetër mbetet? Edhe vetmia, po vetmia e breznisë që ndez zjarrin, pasi të rinjtë nuk duan të jetojnë në një vend të shkretë!
E akoma më keq është edhe fakti se shteti nuk dënon ata që kryejnë krimin e shkatërrimit të natyrës, kurse personat që dinë kush janë autorët qëndrojnë në heshtje. Dikur, ishte fshati që e dënonte krimin, duke e rrethuar personin problematik, por tani të gjithëve u vjen keq për shkatërrimin dhe askush nuk e ndalon atë.
Është e vërtetë se është Zoti që e mallkon Shqipërinë, apo jemi ne që akoma nuk kemi guxim për të denoncuar të keqen e për të duartrokitur të mirën?

Në këtë çast, ndërsa malet përreth Bajzës vazhdojnë e digjen akoma, dhe kur kalon rrugës duket si të ishim në luftë, çfarë t’ju uroj juve që jeni autorët e kësaj fatkeqësie të shkaktuar prej jush?
Po deshët, dilni në dritë dhe do j’ua them tek e tek se çfarë mendoj akoma…

Read more

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Etiketa: Bajzëi bekuari mallkuarmotër Lula MecajshkretimiShqiperiaShqipëria vend i bekuar apo i mallkuar nga Zoti?Zoti

Të Lidhura

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

nga 27
11:28 | 05/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është ulur me...

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

nga 27
10:58 | 05/06/2026
0

Me dhimbje të thellë dhe mes lotëve të familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve, i është dhënë sot lamtumira e fundit...

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

nga 27
10:52 | 05/06/2026
0

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme...

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

nga 27
10:50 | 05/06/2026
0

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme...

Para

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, Aneta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

11:28 | 05/06/2026
Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

10:58 | 05/06/2026
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

10:52 | 05/06/2026
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

10:50 | 05/06/2026
Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

10:24 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –
  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –
  • Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –
  • Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –
  • Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –
  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –
  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com